Qytetarët meritojnë të jetojnë në BE, por këtu në shtëpi, në Maqedoninë e Veriut, vlerësoi Kovaçevski

Në vitin 2023, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski uroi që të gjithë të punojnë për rritje ekonomike, standard më të mirë jetësor dhe të ardhme evropiane të shtetit, transmeton Portalb.mk.

Shëndet, suksese dhe momente të bukura për qytetarët, ishte urimi i kryeministrit.

“Pas nesh qëndron një vit i mbushur me plot sfida dhe pasiguri, me momente të rënda dhe kritike për shkak krizës ekonomike dhe energjetike. Premtuam që asnjëri nuk do të jetë i vetëm, dhe e mbajtëm premtimin. Ndaluam goditjen e çmimeve, siguruam rrymë stabile dhe të lirë nga prodhuesit vendor për të gjithë kompanitë vendore dhe të vogla, i mbështetëm punëtorët, bizneset, pensionistët dhe qytetarët nga kategoritë e rënda”, deklaroi Kovaçevski.

Ai numëroi edhe disa vendime tjera, si rritja e pagës minimale dhe rritja e rrogës në disa sektorë, duke theksuar vendimet për zhbllokimin e procesit eurointegrues.

“Në vitin 2023, të gjithë së bashku të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen evropian në vend. Qytetarët meritojnë të jetojnë në Bashkimin Evropian, por këtu në shtëpi, në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Kovaçevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button