Përvjetori i vdekjes së ish-presidentit Kiro Gligorov

Sot është njëmbëdhjetë vjetori i vdekjes së presidentit të parë në Maqedoninë e Veriut, Kiro Gligorov, i cili kishte arritur t’i mbijetojë një atentati në vitet e para të karrierës politike. Ai ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare, transmeton Portalb.mk.

Sot bëhen 11 vjet nga vdekja e presidentit të parë të Republikës së pavarur të Maqedonisë, Kiro Gligorov. Ai ndërroi jetë në vitin 2012 në Shkup, ndërsa mandatin e dytë presidencial e kishte mbaruar në vitin 2000.

Përvjetori i vdekjes së tij çdo vit shënohet nga institucionet shtetërore në Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe, Gligorov ishte presidenti i parë i Maqedonisë së Veriut pas pavarësisë. Ai ndërroi jetë më 1 janar të vitit 2012. Në karrierën e tij politike theksohet edhe atentati i vitit 1995, kur u vendos bombë në automobilin e tij, për çka ai e pasuroi krijimtarinë e tij edhe me një libër në vitin 2002 për këtë temë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button