Hitzfield: Rregullore e re “kundër” shqiptarëve

Trajneri i i kombëtares së Zvicrës, Otmar Hitzfeld i bën thirrje FIFA-s të ndryshojë rregulloren, për të mos lejuar largimin e lojtarëve të cilët luajnë në përfaqësueset e moshave të një vendi që të ndryshojnë skuadër. Tekniku gjerman është i shqetësuar nga fakti që shumë futbollistë më origjinë kosovare që rriten profesionalisht në Zvicër, preferojnë të luajnë për Shqipërinë dhe Kosovën, edhe pse në moshë më të vogël kanë qenë pjesë e përfaqësueseve helvete.

“Rregulli i FIFA-s që e lejon një futbollist të ndryshojë kombëtaren duhet të ndryshojë menjëherë, sepse po sjell vetem kaos. Një futbollist që luan me një kombëtare nuk mund të ndryshojë skuadër dhe të pëqrfaqësojë një vend tjetër, qoftë me moshat apo me ekipin e parë. Është logjike që në një moshë të caktuar një futbollist të ketë mundësinë e zgjedhjes, por por jo të ndryshojnë qëndrim. Unë kam shumë lojtarë shqiptare te Zvicra dhe besoj e kuptoni se cfarë pasojash do te kemi nëse ata vendosin të përfaqësojnë Kosovë. Ata kanë luajtur me moshat e Zvicrës janë formuar këtu, janë shtetas të këtij vendi dhe nuk duhet të zgjedhin Kosovën. Ata duhet të luajnë vetëm për Zvicrën pasi ky vend i ka formuar. FIFA duhet ta marrë sa më shpejt këtë sugjerim. Situata e fundit që u krijua me Januzajn nuk ishte e këndshme.”

Janë të shumtë futbollistët e kombëtares shqiptare që më parë kanë luajtur me moshat e Zvicrës, por që në moshë madhorë duke parë edhe hapësirat e pakta në formacionin helvet, kanë preferuar të vishin fanellën kuqezi.

Ndër ta mund të përmendim Bashën, Abrashin, Gashin etj, por ajo që i shqetëson më shumë zvicëranët është fakti që lojtarë të tillë si Shaqiri, Xhaka, Behrami e Mehmedi, kanë mundësinë të zgjedhin Kosovën nëse kjo pranohet në institucionet ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button