Nxënësit e shkollave të mesme prej nesër në Ministri do të mund të dorëzojnë dokumentet si përfitues të bursës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës prej nesër e deri më 16 janar do të pranojë dokumentet nga nxënësit që janë përfitues të bursës për të kompletuar procesin e përzgjedhjes së bursistëve për vitin shkollor 2022/23, transmeton Portalb.mk.

“Secili përfitues i bursës e shkarkon dhe plotëson në TRE kopje të  marrëveshjes  për bursën përkatëse dhe së bashku me  kopje të llogarisë rrjedhëse , e dorëzon në MASH, drejtpërdrejtë përmes  arkivit të ministrisë (dokumentet mund t`i dorëzoj edhe person tjetër në emër të përfituesit të bursës) ose me postë  – dërgesë me rekomandim  kthyese në adresën rr. “Shën Kirili dhe Metodi” Bul.54, 1000 Shkup) nga data 2.1.2023 deri më 16.1.2023”, raportoi Ministria.

Prej shpalljes së rezultateve më 27 dhjetor, Ministria përmes adresës [email protected] pranon ankesa nga nxënësit që nuk janë në listën e përfituesve të bursave. Lista e nxënësve përfitues dhe marrëveshjet për çdo kategori mund të gjenden KËTU.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në muajin dhjetor vendosi që të rritet numri i nxënësve që do të përfitojnë bursa, në krahasim me numrin e shpallur në Konkursi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button