Presidentja ​Osmani dhe Sveçla vizituan policët në Bërnjak

Presidentja Vjosa Osmani në prag të ndërrimit të vitit, ka vizituar policët në pikën kufitare në Bërnjak, bazat policore në Jasenovik e Bërnjak, si dhe në kampin ‘Belvedere’, transmeton Top Channel.

Osmani ka shkruar në Facebook se së bashku me ministrin Xhelal Sveçla, kanë falënderuar për shërbimin e tyre ndaj vendit, në mbrojtje të sovranitetit tonë e për siguri të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

“Si shenjë të këtij vlerësimi, kam dekoruar njësi e zyrtarë policor me Medaljen Presidenciale për Siguri. Po ashtu, të gjithë pjesëtarëve të policisë u uruam Vitin e Ri 2023 me dëshirën për shëndet për ata e familjet e tyre si dhe për suksese të mëtejme për Republikën tonë”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button