Rasti “Monstra”, flasin familjarët: Prona na bëri terrorist!

Përderisa pritet vendimi përfundimtar  i Gjykatës për procesin gjyqësor për rastin “Monstra” familjarët e dëshpëruar vazhdojnë të shprehen se të akuzuarit janë të pafajshëm ndërsa procesi duket i montuar.


Ekskluzivisht për Portalb flet Baki Ajdari i cili e ka vëlla të akuzuarin Fejzi Aziri dhe nip të akuzuarin Alil Demiri. Ajdari shpjegon se kush ka qenë vëllai i tij dhe si ka ardhur puna ta blejnë tokën e cila sipas tij- ‘i ka çuar në burg e i ka bërë terrorist’. Ai më tej flet për natën e tmerrshme të arrestimit, për takimet me anëtarët e BDI-së si dhe çfarë do të ndërmarrin më tej.


Ministrja Jankullovska në konferencën e 1 majit para dy viteve shkeli prezumimin e pafajësisë kur tha se policia ka zbuluar kryerësit e vrasjes, thotë avokati mbrojtës Naser Raufi.

Të akuzuarit për rastin Monstra padisin Qeverinë e Maqedonisë për shkeljen e prezumimit të pafajësisë dhe kërkojnë  24.5 miliardë euro, ose rreth 12 buxhete shteti, dëmshpërblim material dhe moral për etiketimin e tyre si vrasës dhe kryerës të veprave penale akoma pa filluar e përfunduar procedura gjyqësore.

Policia deri tani nuk ka gjetur armët me të cilat është kryer vepra penale. Nuk  janë vërtetuar as edhe disa segmente të tjera të përmendura në konferencën për shtyp, sikurse pretendimi se të akuzuarit kanë marrë pjesë në luftëra anti-NATO në Pakistan e Afganistan.

LEXO: “Monstra”, të akuzuarit kërkojnë zhdëmtim
LEXO: Përfundoi e qetë protesta në Shkup, kërkohet drejtësi (FOTO+VIDEO)
LEXO : ‘Monstra’ fjala e fundit e avokatit: Nuk ka dëshmi për dënim të akuzuarve!
LEXO: Vetëm në Strasburg ‘Rasti Monstra’ mund të gjejë drejtësinë
LEXO : Shasivari: ‘Monstra’, proces i montuar dhe monstruoz
LEXO : Najçevska: Prokuroria nxit urrejtje

Lajme të ngjashme

Back to top button