ANALIZË: Investimet kapitale 2022 – një pjesë e institucioneve me rezultate dëshpëruese! (Infografik)

Disa institucione dhe ministri i kanë përshpejtuar investimet kapitale në muajin e fundit të vitit 2022, por disa me rezultate dëshpëruese – realizim minimal të projekteve të planifikuara shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

Shpenzimet kapitale të ministrive…

Deri në fund të nëntorit të vitit 2022, realizimi i investimeve kapitale është 59,2%. Për vetëm një muaj, ai u rrit në mbi 75%. Është e zakonshme që të përshpejtohet realizimi i investimeve publike në fund të vitit ekonomik, por të dhënat tregojnë se në disa institucione ky zë është “ngrirë”.

Te ministritë, një realizim më domethënës ka në Ministria e Sistemit Politik e cila nga 44.000 euro shpenzoi 93%, Ministria e Ekonomisë prej 11,5 milionë eurosh për investime publike ka është shpenzuar 92%, MPB-ja ka realizuar 86,3% të totalit të mjeteve në vlerë prej 10,3 milionë euro. Ministria e Kulturës ka realizuar 66,6%, ndërsa Ministria e Shëndetësisë që kishte 10,7 milionë euro në dispozicion, realizoi 63,6%. Ministria e Bujqësisë nga buxheti për shpenzime kapitale në vlerë prej 20,4 milionë euro, ka shpenzuar 63,5%, Ministria e Arsimit ka realizuar 62,7% nga 22,6 milionë euro të planifikuara, kurse realizimi në Ministrinë e Shoqërisë Informatike është 61,6%

Ministria e Financave nga totali i buxhetit për investime kapitale në vlerë prej 8,6 milionë euro, ka realizuar 57,3%, Ministria e Mbrojtjes e cila kishte një nga buxhetet më të mëdha në vlerë prej 40,6 milionë euro, në fund të nëntorit realizoi 54%, Ministria e Drejtësisë  43%, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme ka realizim të shpenzimeve kapitale prej 49%.

Ministria e Transportit e cila kishte në dispozicion 118,4 milionë euro për shpenzime kapitale, në fund të nëntorit realizoi vetëm 33%, ndërsa Ministria e Mjedisit 32,2%. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka një realizim më të dobët, me ç’rast janë shpenzuar vetëm 27% e 12,3 milionë eurove të planifikuara, ndërsa debakël ka në Ministrin e Vetëqeverisjes Lokale me një realizim prej vetëm 8,4%

Investimet kapitale të institucioneve…

Nga 92.000 euro për shpenzime kapitale, Presidenti i shtetit ka realizuar vetëm 34,1%, ndërsa Kuvendi i cili kishte mjete në vlerën 1,5 milionë euro realizoi një përqindje të ulët prej 11,8%, kurse Qeveria shpenzoi 65,5% prej gati 90 milionë eurove që i kishte në dispozicion.

Institucionet me shkallë më të lartë realizimi janë Agjencia e Zbulimit me 99,2%, Enti Shtetëror për Revizion me 79%, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim prej 1,4 milionë eurove shpenzoi 93,3%, Agjencia për Veterinari prej 2,3 milionë eurosh, realizoi 88%, Agjencia për Rini dhe Sport ka një realizim prej 77,6%, kurse Drejtoria e Zonave të Lira Ekonomike 54,8%.

Nivel më të ulët të realizimit të shpenzimeve kapitale deri në fund të muajit nëntor ka në Drejtorinë e Doganave, ku janë shpenzuar 21% e 1,6 milionë eurove, në KSHPK 11,7%, Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve 5%, Drejtorinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale 6,5% të totalit të buxhetit për shpenzime kapitale në vlerë prej 4 milionë eurosh, Agjencia e sigurisë AOT shpenzoi vetëm 13,3%, Gjykata Kushtetuese vetëm 8.,%, Sekretariati për Çështjet Evropiane prej 246.000 eurove, realizoi vetëm 3,5% Agjencia e Zbatimit të Gjuhëve prej 101.000 eurosh, ka shpenzuar vetëm 1,7%, ndërsa DAP-i nga 2,1 milionë euro ka shpenzuar vetëm 0,4%. Ka institucione ku realizimi është më i ulët se 2% ose aspak, mirëpo ato kryesisht kanë buxhete të vogla për investime kapitale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button