Autoritet kompetente në RMV u rekomandojnë qytetarëve që gjatë festave të kenë kujdes me ushqimin, alkoolin, mjetet piroteknike dhe në komunikacion

Autoritetet kompetente me rastin e festave të fundvitit, kanë dhënë rekomandime për ushqimin, pjesëmarrjen në komunikacion, si dhe për rrezikun e shfrytëzimit të mjeteve piroteknike, transmeton Portalb.mk.

Shërbimi i ndihmës së shpejtë mjekësore u rekomandon personave me sëmundje kronike që të marrin rregullisht terapinë, personat që u përmbahen agjërimit të Krishtlindjes të kenë kujdes me ushqimin, konsumim i matur me pijet alkoolike, për të shmangur pasojat e padëshiruara – helmimit nga alkooli, rrahja dhe fatkeqësi trafiku. Posaçërisht u apelohet të rinjëve dhe të miturve që të mos konsumojnë alkool, për shkak të pragut të ulët të tolerancës ndaj alkoolit. Po ashtu, apelohet për përmbajtje nga shfrytëzimi i mjeteve të ndryshme piroteknike dhe armë zjarri për të shmangur lëndimet e padëshiruara, djegie dhe pasoja të tjera më të rënda.

Gajtë kohës së festave të fundvitit ISHP “Shtëpia e shëndetit në Shkup”, do të kujdeset për gjendjen e qytetarëve gjatë 24 orëve.

Në Poliklinikën Bukuresht sot do të jenë kujdestar shërbimet specialiste prej orës 8 deri në 16 në natën e vitit të ri, do të jenë në dispozicion ordinancat kujdestare për mbrojtje shëndetësore në ndërrimin e tretë, të dielën dhe gjatë festave në poliklinikën Jane Sandaski, Çair, Çento, Shuto Orizarë, Gjorçe Petrov, Draçevë dhe Bit Pazar, informojnë nga Shtëpia e Shëndetit në Shkup. Gjithashtu, me orarin e punës të përditshëm do të funksionojë edhe njësia për mjekim shtëpiak, informuan nga Shtëpia e Shëndetit Shkup.

Duke pasur parasysh lëvizjen më të madhe të njerëzve dhe udhëtimet më të shpeshta, Këshilli Republikan për siguri të komunikacionit në rrugë, u rekomandoi shoferëve që të respektojnë rregullat në trafik, të mos konsumojnë alkool kur drejtojnë makinën, të mos shfrytëzojnë automobil nëse nuk kanë nevojë për atë, të respektojnë shpejtësinë e lejuar, të kenë kujdes për kushtet dimërore të drejtimit të makinës, të mos shfrytëzojnë telefon derisa drejtojnë makinën, të përdorin rrypin e sigurimit, të mbajnë distancë mes makinave dhe ngjashëm.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button