Escobar bisedoi me Osmanin për gjendjen në veri të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka realizuar bisedë telefonike me Gabriel Escobar, Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit dhe Përfaqësues Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, transmeton Portalb.mk.

Biseda u fokusua në bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të Dialogut Strategjik. Osmani iu referua planit të ri të veprimit i cili është në fazën përfundimtare të miratimit nga Qeveria, me çka  projektet dhe fushat e dakorduara në kuadër të Dialogut Strategjik do të bëhen pjesë e programit të punës së Qeverisë.

“U diskutuan tema rreth aktualiteteve në rajon, situatës në veri të Kosovës, si një çështje e rëndësishme me ndikim më të gjerë në rajon. Bashkëbiseduesit rikonfirmuan mbështetjen e tyre për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke bërë thirrje për aktivitete për deeskalimin e situatës, tërheqjen e barrikadave dhe sigurimin e kushteve për sundimin e ligjit”, njoftoi Ministria e Jashtme.

Mes tjerash, temë e diskutimit ishte edhe situata aktuale politike në vend, me fokus dosjen evropiane dhe detyrimet për vazhdimin pa pengesa të procesit të negociatave duke përmbushur detyrimin për ndryshime kushtetuese në vend, si dhe kryesimi i vendit me OSBE-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button