Urimi i kryeministrit për Vitin e Ri: 2023 do jetë më i mirë për qytetarët

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski në urimin e Vitit të Ri drejtuar qytetarëve tha se në vitin e ri 2023 shteti do të vazhdojë të përparojë dhe t’i arrijë qëllimet e veta dhe do të jetë më i mirë për qytetarët, transmeton Portalb.mk.

“Mund të them me siguri se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë. Pagat dhe pensionet do të vazhdojnë të rriten, projektet madhore të rëndësishme për shtetin kanë përfunduar dhe ne po ecim përpara me investime të reja që do të nënkuptojnë një jetë më të mirë për të gjithë. Sepse nuk lëmë askënd vetëm. Askush nuk do të lihet asnjëherë vetëm”, tha Kovaçevski.

Ai nënvizoi se do t’i shfrytëzojë të gjitha njohuritë dhe përvojën e tij për të përmirësuar standardin jetësor të qytetarëve, për ta bërë vitin e ardhshëm më të mirë. Mes tjerash Kovaçevski theksoi sfidat me të cilat u përball vendi vitin që po e lëmë pas, në të cilin fokusi ishte përballja me pasojat e pandemisë, si dhe krizën ekonomike dhe energjetike, por edhe realizimin e procesit të integrimit evropian.

“Në të njëjtën kohë, ne duhej të merrnim vendime të vështira për të ardhmen tonë evropiane. Kjo, për mua personalisht, ishte sfida më e madhe në jetën time…Gëzuar Vitin e Ri dhe Krishtlindjet, ju uroj shëndet  lumturi”, deklaroi Kovaçevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button