Vit i zi për gazetarët, lufta në Ukrainë shkaku kryesor i vdekjeve

Në një vit që ka parë një rritje të vrasjes së gazetarëve për shkak të detyrës së tyre, shoqata Reporterët pa Kufij ka publikuar shifrat që tregojnë se plot 1 mijë e 668 janë vrarë në dy dekadat e fundit, raporton EN. Lufta në Ukrainë ka qenë shkaku kryesor i vrasjeve në 2022-shin, me 8 gazetarë të vrarë që nga nisja e pushtimit.

57 gazetarë kanë humbur jetën në mbarë botën, 533 janë burgosur, 65 të tjerë janë marrë peng, ndërsa 49 të tjerë janë raportuar të humbur.

Organizata joqeveritare konsideron periudhën 2012-2013 si më fatalen për gazetarët në misione, me luftën në Siri që ishte faktori kryesor i vrasjes së reporterëve.

Por të vështira nuk kanë qenë vetëm zonat e luftës. Në dy dekadat e fundit Rusia është bërë vendi më i rrezikshëm për vrasjen e gazetarëve, si rasti i kritikes së Kremlinit, Anna Politkovskaja.

Edhe Franca është futur në top-listën e vendeve të rrezikshme të Evropës, por për shkak të sulmit terrorist ndaj redaksisë së revistës “Charlie Hebdo”, në 2015-n në Paris, ku mbetën të vrarë 12 vetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button