Paraburgim për 33 vjeçarin i cili dhunshëm e mori bashkëshorten e cila kishte filluar procedurën e divorcit

Një 33 vjeçar nga Haraçina dyshohet se së bashku me një person kanë marrë një grua dhunshëm nga shtëpia, duke përdorur edhe armë ndaj familjarëve të saj, transmeton Portalb.mk.

“Prokuroria Themelore Publike në Kumanove ka sjell Urdhër për hetim ndaj 33 vjeçarit, banor i Orllancës së Haraçinës, për të cilin ekzistojnë dyshime se së bashku me një person, tashmë të panjohur, ka kryer veprën penale – Rrëmbim, në bazë të nenit 141, paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 nga Kodi Penal”, raportoi Prokuroria Themelore Publike, duke I caktuar masën e paraburgimit.

Prokuroria raportoi që me 7 dhjetor, në shtëpinë e viktimës në fshatin Hotël të Likovës, i dyshuari dhunshëm ka marrë viktimën, e cila kishte filluar procedurën e divorcit. Ndërkohë, ata kishin përdorur armën për frikësim të familjarëve të viktimës, ndërsa viktimën e kishin mbuluar me një mbulesë në kokë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button