fbpx

Deportohen 12 shtetas të Shqipërisë të cilët qëndronin në rajonin e Gostivarit

Në aksionin policor për gjetjen e personave të cilët qëndrojnë në rajonin e Gostivarit të pa lajmëruar, në fshatrat Çajle, Forinë dhe Çegran dje në mëngjes janë kapur 12 persona shtetas të Shqipërisë, informon policia e Tetovës.

Shumica nga ata punonin në bujqësi dhe ndërtimtari dhe të gjithë janë deportuar në Shqipëri.

“Pas verifikimit ët personave nga mosha 20 deri në 40 vjeç është konstatuar se ata nuk kanë dokumentacione valide ose kanë pasur ndalim të hyrjes në Maqedoni. Asnjëri nga ata nuk e kishe të rregulluar statusin e qëndrimit në vend”, thotë zëdhënësi i policisë së Tetovës Marjan Josifovski.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close