Shkupi pa festën tradicionale të Vitit të Ri, muzikantët organizojnë festë me iniciativën e tyre në sheshin e qytetit

Qyteti i Shkupit këtë vit nuk organizon festë tradicionale të Vitit të Ri në sheshin e qytetit, por muzikantët vendosën që me iniciativë të tyre të organizojnë festë për Vitin e Ri për qytetarët, raporton MIA.

Pas mungesës së informacioneve zyrtare nga Qyteti i Shkupit se si do të festohet nata e ndërrimit të viteve, Shoqata e Artistëve të Estradës “Estrada” ka nisur një iniciativë për të qenë organizatore e festës së Vitit të Ri.

Sipas paralajmërimeve, në festën e Vitit të Ri do të marrin pjesë emra të njohur muzikorë të skenës, siç janë Merak Meana, Naum Petreski, Bllagica Pavlovska, Ferus Mustafov, Zuica Lazova, Lençe dhe Goran Kukiq, Elena Risteska e të tjerë.

Qyteti i Shkupit deri më tani ka qenë organizator i festës në sheshin e qytetit, ku në vitet e kaluara kanë performuar emra të njohur muzikorë nga skena maqedonase dhe e huaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button