ASH dorëzoi kallëzim për Nazim Bushin në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit

Aleanca për Shqiptarët sot ka dorëzuar te Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit kallëzim për dyshime për korrupsion kundër zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, njofton Portalb.mk

“Kallëzimi është ngritur në lidhje me qëndrimin e Nazim Bushit në një hotel luksoz të Stambollit në muajin tetor 2020, qëndrim ky që kap vlerë prej dhjetëra mijëra euro, por që janë paguar nga persona të panjohur sipas zëvendës-Ministrit, gjë që përbën një dhuratë që bie në kundërshtim me rregulloret pozitive”, thonë nga ASH.

Sipas një publikimi më 23 dhjetor në “Ora News”, zëvendësministri i Brendshëm, Nazim Bushi ka paguar 20.000 euro për një natë në hotel dhe apartament luksoz të Turqisë.

Bushi, për Klan Maqedoni ka theksuar se bëhet fjalë për udhëtim privat për shkaqe shëndetësore, që ishte planifikuar para se të bëhej zëvendësministër. Në Turqi ka udhëtuar në tetor 2020, kurse zëvendësministër është bërë më 23 shtator të vitit të njëjtë.

“Bëhet fjalë për udhëtim privat para tre viteve, i planifikuar tre-katër muaj para se të bëhem zëvendës-ministër. Ishim në Turqi për intervenim mjekësor për një anëtar të familjes në “Koç Hospital”. Në apartamentin e hotelit kemi qëndruar më shumë persona, ishim mysafirë të dy miqve familjar që janë kujdesur për akomodimin. Nuk e di se kush e ka paguar llogarinë dhe sa kushton nata, por shuma prej 20.000 euro është e tepruar”, ka deklaruar Bushi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button