Pse (nuk) është ashtu? Mitet për shpenzimin e energjisë elektrike

Kursimi i energjisë elektronike është e mirë për rrethin, por edhe për xhepin e qytetarëve, veçanërisht në kushte të krizës energjetike dhe financiare kur çdo kilovat i kursyer është i rëndësishëm, shkruan Meta.mk.

Jo çdo njeri mendon për dobitë nga efikasiteti energjetik, që çon drejt asaj që njerëzit të mos jenë të informuar mirë kur është në pyetje shpenzimi i rrymës. Në dy vitet e kaluara, janë paraqitur një sërë mitesh rreth shfrytëzimit të energjisë elektrike, ndërkaq të njëjtat edhe sot krijojnë huti, por edhe shprehi të këqija te disa prej nesh.

Për këtë, në episodin e ri të “Pse (nuk) është ashtu?” flasim për disa prej miteve më të njohura për shpenzimin e energjisë elektrike. Mitet i komentojnë Marina Uzunov, zëdhënëse e Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe Shërbimeve të Ujit dhe Viktor Dimitrievski, ekspert për energjetikë dhe politikë energjetike në RMV.

#1 Është më mirë që kondicioneri inverter të funksionojë 24/7 gjatë dimrit sesa ta ndizni dhe ta fikni sa herë që hyni dhe dilni nga shtëpia. Kështu ai do të konsumojë më pak energji elektrike.

Nuk është ashtu. Është fakt se të gjitha pajisjet konsumojnë më pak energji elektrike kur janë të fikura, ndërsa kur janë të ndezura gjatë gjithë kohës konsumojnë më shumë energji elektrike.

Kjo, para së gjithash, varet shumë nga ajo se sa kohë gjatë ditës në të vërtetë qëndrojmë në shtëpi. Për shembull, nëse jemi gjatë gjithë kohës në shtëpi, atëherë është në rregull që gjatë dimrit, sidomos kur ditët janë të ftohta, të mbajmë ndezur kondicionerin gjatë gjithë kohës. Në këtë rast do të ishte praktike që ta ulni temperaturën gjatë natës dhe ta rrisni atë gjatë ditës. Për shembull, nëse gjatë ditës temperaturën e vendosim në 24 gradë, në mbrëmje është mirë që atë ta vendosim në 18 gradë që dhoma të mbetet e ngrohtë dhe ta kemi më të lehtë për ta ngrohur atë në mëngjes. Mirëpo, nëse nuk jemi në shtëpi në periudha të caktuara të ditës, për shembull, nëse prindërit shkojnë në punë ose shkollë me fëmijët e tyre dhe nuk janë në shtëpi nga ora 7:00 deri në orën 15:00, atëherë është më mirë që kondicioneri të fiket dhe ta vendosim tajmerin që ai të ndizet një orë para se të kthehemi në shtëpi.

#2 Karikuesi elektronik nuk konsumon energji elektrike nëse është i vendosur në prizë, kur telefoni nuk është i lidhur me të.

Nuk është ashtu. Karikuesi elektronik konsumon energji elektrike edhe në rastet kur telefoni nuk është i lidhur me të, sepse ka një konsum të tijin kur futet në prizë, pra kur është nën tension. Pajisja elektronike punon dhe ajo konsumon. Nuk është ndonjë konsum i madh, por kur të mblidhet konsumi i  disa pajisjeve të tilla gjatë një muaji ose një viti të tërë, do shohim se nuk është edhe aq i vogël ky konsum i energjisë elektrike.

Hiqeni karikuesit nga priza gjithmonë. Çdo gjë që është në prizë konsumon energji elektrike.

#3 Vendosja e temperaturës më të lartë të termostatit e ngroh shtëpinë më shpejt.

Ashtu është. Është e vërtetë që nëse dhoma është e ftohtë dhe ne duam ta ngrohim atë më shpejt, është mirë që termostatin ta vendosim në një temperaturë më të lartë që ta ngrohim shtëpinë më shpejt. Megjithatë, duhet të kemi parasysh se kështu do të konsumojmë edhe një sasi më të madhe të energjisë elektrike.

Absolutishte vërtetë, por unë ju rekomandoj që kur ta arrijë temperaturën e dëshiruar, atëherë vendoseni termostatin në temperaturën 21 gradë.

#4 Larja e enëve me dorë në vend të përdorimit të makinës për larje të enëve mund të kursejë energji.

Vetëm nëse i lani enët me ujë të ftohtë.

Kjo nuk është ashtu, sepse lavastoviljet e reja mesatarisht përdorin më pak energji elektrike, por dhe më pak ujë. Kuptohet që mund të ketë edhe përjashtime, si për shembull në rastet kur duhet të lajmë sasi më të vogël të enëve,  por në realitet ne nuk e aktivizojmë atë asnjëherë pa e mbushur plot.

#5 Pajisjet shtëpiake përdorin energji elektrike edhe kur janë të fikura.

Kjo është pjesërisht e saktë, sepse disa pajisje shtëpiake konsumojnë energji elektrike edhe kur janë të fikura. Këtu bën pjesë televizori, kompjuteri dhe pajisje të tjera elektronike. Mirëpo, ka pajisje shtepiake të cilat nuk konsumojnë energji elektrike – si për shembull soba, ose bolieri i ujit. Kur nuk jemi në shtëpi për një kohë më të gjatë, ose kur jemi me pushime, mirë është që t’i fikim të gjitha pajistet elektroshtëpiake.

#6 Është më mirë që kompjuterin ta lini në gjendje gjumi (sleep mode) brenda natës, në vend që ta fikni plotësisht. Kështu do të kursej energjinë elektrike.

Nuk është ashtu. Fikni plotësisht të gjitha pajisjet.

Sido që të jetë është më mirë që kompjuteri të fiket plotësisht, pra të mos e lini në gjendje gjumi ose në sleep mode, sepse në këtë mode kompjuteri megjithatë konsumon energji elektrike. Kjo do të thotë që nëse nuk është në prizë ai përdor rrymën nga bateria. Kur nuk është i lidhur në prizë, e zbraz baterinë, të cilën duhet ta karikojmë shtesë dhe kështu konsumojmë edhe sasi më të mëdha të energjisë elektrike.

#7 Drita nga llambat LED është më e dobët se ajo e llambave “të zakonshme”.

Pjesërisht e saktë ose pjesërisht e pasaktë. Edhe pse mund të kemi përshtypjen se ndriçimi mund të jetë më i dobët, llambat LED japin intensitet të njëjtë të dritës.

Sidomos gjeneratat e fundit të llambave LED që kanë edhe karakteristika më të mira se llambat e vjetra të zakonshme. Është mirë të përmendim se llambat LED konsumojnë deri në dhjetë herë më pak energji elektrike sesa llambat e zakonshme.

Kjo është arsyeja pse unë u rekomandoj që t’i zëvendësoni të gjitha llambat në shtëpinë tuaj me llamba LED. Një investim i vogël, por një hap i madh në planin afatgjatë.

#8 Një pajisje e projektuar për 230 volt përdor më shumë energji elektrike sesa një pajisje e krijuar për 110 volt.

Kjo nuk është ashtu, sepse të gjitha pajisjet, pavarësisht nëse janë të dizajnuara për 230 volt ose 110 volt, përdorin të njëjtën sasi të energjisë elektrike. Domethënë, energjia elektrike është produkt i tensionit dhe rrymës, domethënë i volteve dhe amperëve. Me fjalë të tjera, nëse e njëjta pajisje funksionon në 230 volt, ajo do të tërheqë më pak rrymë, nëse punon me 110 volt, do të tërheqë më shumë rrymë. Në të dyja rastet, energjia elektrike e konsumuar është e njëjtë.

Këshillë bonus për kursimin e energjisë?

Masat për kursimin e energjisë elektrike mund të ndahen në masa pa investime dhe masa me investime. Masat me investime përfshijnë: zëvendësimin e pajisjeve elektroshtëpiake me të reja që kanë një klasë më të lartë të efikasitetit energjetik. Për shembull, nëse frigoriferi që kemi aktualisht ka një klasë të efikasitetit energjetik B ose C, gjatë blerjes të një frigoriferi të ri, është mirë që të blejmë një frigorifer me efikasitet energjetik A+ ose A++ që për ta arritur rezultatin e njëjtë, pra të njëjtën temperaturë, konsumon më pak energji elektrike. E njëjta gjë vlen edhe për makinën për larjen e rrobave, etj.

Masat që janë pa investime, para së gjithash, nënkuptojnë një ndryshim të vetëdijes për konsumin e energjisë elektrike, pra ndryshimin e zakoneve tona si konsumatorë.

E dini çfarë, mendoj se nëse tashmë nuk jeni duke jetuar bashkë me gjyshen tuaj, do kaloni menjëherë tek ajo, sepse gjyshet gjithmonë dinë të të japin këshillën e duhur për atë se si mund të kurseni. I fikin dritat aty ku janë të panevojshme dhe ju mësojnë se kur duhet t’i ndizni pajisjet e tjera gjatë tarifës së lirë.

Nëse jemi duke parë televizor, është në rregull që ta kemi ndezur, në të kundërtën është më mirë ta fikim dhe të njëjtën gjë mund ta bëjmë me të gjitha pajisjet. Këtu do të përmendja edhe karikuesit e celularëve, karikuesit e laptopëve, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button