Zjarrfikësit e Tetovës me 660 intervenime në vitin 2022

Në vitin 2022 Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë ka pasur 660 intervenime të cilat kanë qenë zjarre në objekte të ndryshme dhe në ambient të hapur, intervenime teknike, intervenime në aksidente të komunikacionit e të ndryshme. Kështu ka bërë të ditur komandanti i kësaj njësie Avni Ameti, transmeton Portalb.mk.

Duke treguar për sfidat e vitit që po e lëmë pas, Ameti ka vlerësuar si vit të suksesshëm vitin 2022.

“Gjatë kësaj periudhe kemi qenë aktiv dhe të gatshëm 24 orë që të jemi pranë qytetarëve tanë. Po përmbyllim një vit të suksesshëm sa i përket furnizimeve me pajisje kolektive për mbrojtje nga zjarret”, ka thënë Ameti.

Ai mes tjerash tregoi edhe për donacionet e pranuara nga kjo njësi, si furnizimi nga UNDP me një automjet tereni, një furgon i cili do të shërbejë për intervenime në ndeshje të komunikacionit, pajisje tjera kolektive dhe personale për mbrojtje nga zjarret dhe pajisje elektronike për zyrë. Dy palë shkallë lëvizëse nga një mërgimtar nga Zvicra, një automjet terreni nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe disa donacione më të vogla nga individë dhe nga kompani të ndryshme.

“Gjatë këtij viti kemi qenë mjaft aktiv në ndjekjen e trajnimeve të shumta të organizuara nga DMSH dhe nga UNDP, duke qenë bashkë-pjesëmarrës në shumë aktivitete dhe trajnime të organizuara nga ta.  Gjithashtu nga instruktorët tanë të licencuar, është bërë edhe përgatitja profesionale e zjarrfikësve të rinj të pranuar.  Viti që lëmë pas karakterizohet edhe me rritjen e pagave për zjarrfikësit, duke u bazuar në ligjin për zjarrfikës”, ka njoftuar Ameti.

Vitin që po lëmë pas, u pensionua tani më ish komandanti i kësaj njësie, Uka Aliti i cili për njëzet vite shërbeu në njësinë e zjarrfikësve të Tetovës. Pas tij në krye të kësaj detyre erdhi Avni Ameti.

Përndryshe, gjatë vitit 2022 Tetova përjetoi një zjarr shumë të madh në ish fabrikën “Makedonija Tabak” dhe “Pofix”. Tetova për disa ditë u mbulua nga tymi i zi dhe i dendur dhe përqendrimi i grimcave të dëmshme në ajër ishte shumë i lartë.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button