Qeveria e re formohet më 19 qershor
Mandatari për formimin e Qeverisë së re në Maqedoni, Nikolla Gruevski e dorëzoi në Parlament përbërjen e kabinetit qeveritar dhe programën qeverisëse të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI. Qeveria e re formohet me 19 qershor.
Me kërë rast, kryeparlamentari Veljanovski i bëri sërish thirrje opozitës maqedonase të kthehet në Kuvend.
Qeveria e re kryesisht do të dominojë nga ministrat e qeverisë së kaluar, por megjithatë janë edhe disa emra të rinj që do të udhëheqin me dikastere ministrore.
Qeveria e re e Maqedonisë 2014-2018
- Nikola Gruevski – kryeministër
- Zoran Stavrevski – zëvendëskryeministër dhe ministër i financave
- Musa Xhaferri – zëvendëskryeministër për Marrëveshjen e Ohrit
- Fatmir Besimi – zëvendëskryeministër për evrointegrime
- Vladimir Peshevski – zëvendëskryeministër për ekonomi
- Gordana Jankullovska- ministre e brendshme
- Nikola Popovski – ministër i jashtëm
- Zoran Joleski – ministër i mbrojtjes
- Adnan Jashari – ministër i drejtësisë
- Bekim Neziri – ministër i ekonomisë
- Nikola Todorov – ministër i shëndetësisë
- Mile Janakievski – ministër i transportit dhe lidhjeve
- Abdilaqim Ademi – ministër i arsimit
- Dime Spasov – ministër i punës dhe politikave sociale
- Mihail Cvetkov – ministër i bujqësisë
- Elizabeta Kançeska – Milevska – ministre e kulturës
- Lirim Shabani – ministër i pushtetit lokal
- Nurhan Izairi – ministër i ekologjisë
- Ivo Ivanovski – ministër i shoqërisë informatike dhe administratës
Ministra pa portfol:
- Visar Fida
- Vele Samak
- Bil Pavlevski
- Xheri Naumov
- Goran Mickovski
- Nedxhdet Mustafa
- Furhan Çako