ASh: Shtrenjtimet e reja të energjisë elektrike do të rëndojnë ekonomitë familjare

Lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike ka reaguar ASh-ja e cila tha se tashmë është bërë traditë e pakëndshme që në çdo 6 muaj KRrE të na servojë lajme të pakëndshme lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Nga kjo parti shtojnë se pas një rritje në përmasa të larta të çmimit të energjisë elektrike gjatë muajit qershor 2022,  çmime me të cilat i paguam faturat gjatë periudhës korrik 2022- dhjetor 2022, tanimë jemi në prag të një rritje tjetër, rritje e cila në mënyrë të patjetërsueshme do të ndikojë negativisht në buxhetin familjar, transmeton Portalb.mk

“Por, për të mbuluar dështimet dhe paaftësinë, dje e sot propaganda qeveritare po tenton që këtë rritje të çmimit të na e paraqesë si gjoja ulje të vlerave të faturave, duke marrë si masë krahasuese vetëm një parametër (e jo të gjithë parametrat) të strukturës së përllogaritjes së çmimit final të energjisë elektrike, me çka po mundohen të krijojnë idenë në opinionin publik se gjoja faturat e energjisë elektrike do të jenë në nivele më të ulëta, pra po proklamojnë  një lajm që nuk ka asnjë vlerë tjetër përveç asaj propagandistike, pasi realiteti është krejtësisht tjetër, në fakt qytetarët do të paguajmë fatura në nivele më të larta në të gjitha fashat ( bllok ) tarifat në sistemin tarifor shtëpiak (konsumatorët familjarë)”, thonë nga ASh.

Nga Alenaca për Shqiptarët shtojnë se:

Fatura e energjisë elektrike në tërësinë e saj përbëhet nga pjesa e furnizimit me energji elektrike, pjesa e distribuimit dhe pjesa e  vlerës së tatimit të vlerës së shtuar ( TVSh ) dhe me këtë rast po jua paraqesim më qartë se si kanë lëvizur (ndryshuar) çmimet:

 

Foto: ASh
Foto: ASh
Foto: ASh

Nga shembujt e ofruar, thonë nga ASh, shihet qartë që në të gjitha fashat ( bllok ) tarifat e kategorisë konsumuese familjare do të ketë rritje të vlerave të faturave, me çka bien në ujë prentendimet e qeverisë aktuale që do të ketë ulje të vlerave të faturave të konsumatorëve familjarë.

“Të nderuar qytetarë kjo rritje e vlerave të fatures së energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në këtë prag të ndërrimit të viteve,  është një nga shumë “dhuratat“ e hidhura që na  dërgoi qeveria aktuale gjatë gjithë këtij viti kalenderik”, deklaruan nga Aleanca për Shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button