Prokuroria e BE-së paditi ish-ministren kroate dhe tre të tjerë për kepëdorim detyre

Prokuroria Publike Evropiane (PPE) paditi të enjten (29 dhjetor) një ish-ministre kroate, dy biznesmenë dhe ish-drejtorin e një agjencie financiare kombëtare për “tregti të ndikimit dhe shpërdorim detyre dhe autoriteti”, transmeton Euractiv.

Ish-ministrja e fondeve të BE-së Gabrijela Zhalac, e arrestuar në nëntor të vitit të kaluar, është e paditura kryesore.

Zhalac, me drejtorin e Agjencisë Qendrore të Financave dhe Kontraktuese, Tomislav Petriq, dhe dy pronarë biznesesh, u kapën në kuadër të një përpjekjeje për operacion të prokurimit publik për një software të kryer nga Prokurori Publik Evropian (PPE) në Kroaci.

Një deklaratë nga zyra e PPE-së në Zagreb, e lëshuar të enjten, shpjegon veprat e dyshuara, duke përfshirë  përpjekje për t’i dhënë një operacion prokurimi publik për një sistem softuerësh njërit prej të paditurve pa tender publik, dhe më pas manipulimin e çmimit të një tenderi pasues.

“Në total, dëme të vlerësuara prej të paktën 1 milion € janë shkaktuar në buxhetin e BE-së dhe dëme të vlerësuara prej gati 300,000 € në buxhetin e shtetit të Republikës së Kroacisë,” thuhet në njoftimin e PPE-së.

Arrestimet vitin e kaluar shkaktuan protestë në mesin e opozitës politike në vend, e cila e quajti atë një “krizë serioze në qeveri”, por partia konservatore në pushtet HDZ e hodhi poshtë atë dhe ajo mbetet padyshim partia më popullore në Kroaci, sipas sondazheve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button