Shkëndija ndahet me Mustafin, Belicën dhe Alilin!

Nuri Mustafi, Egzon Belica dhe Valmir Alili nuk janë më pjesë e Shkëndijës, pasi drejtuesit e klubit dhe futbollistët në fjalë kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin.

Të tre lojtarëve të lartëpërmendur u skadoi kontrata me ‘kuqezinjtë’ në përfundim të sezonit garues 2013/2014, ndërsa pas bisedimeve korrekte është arritur në një pikë ku ndarja ka qenë zgjidhje më e mirë për të dyja palët.

KF Shkëndija me këtë rast falemenderon përzemërsisht Nuri Mustafin, Egzon Belicën dhe Valmir Alilin për kontributin e dhënë në fanellën e klubit në sezonin e kaluar, duke ndihmuar skuadrën në realizimin e ambicieve, ndërsa u dëshiron gjithë të mirat në aspektin personal dhe profesional në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Back to top button