Ministria alarmoi që në Shkup është tejkaluar pragu i ndotjes së ajrit, ndërsa në Tetovë gjendja është përmirësuar

Në Shkup është tejkaluar pragu i alarmimit për ndotjen e ajrit, ndërkohë në Tetovë është përmirësuar cilësia e ajrit, transmeton Portalb.mk.

“Përqendrimet mesatare ditore të grimcave të pezulluara PM10 janë nën pragun e përcaktuar të alarmimit prej 150 мg/m3, epizodi i dy ditëve radhazi është ndërprerë në Tetovë dhe pushojnë së zbatuari rekomandimet dhe masat për tejkalimin e pragut të alarmimit”, njoftoi Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.

Ministria ndërkohë alarmoi që gjendja me cilësinë e ajrit nuk është e mirë në Shkup.

Në bazë të Dekretit, e cila përcakton pragun e alarmit për grimcat e suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra (tejkalim i vlerës prej 150 mg/m3 gjatë dy ditëve me radhë) dhe parashikimin e motit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, ju njoftojmë se e njëjta është tejkaluar në pikat matëse në Qendër dhe Lisicë”, raportoi Ministria.

Në pikën qendër është rezultati është 175.42 mg/m3, ndërsa në Lisicë është 196.88 mg/m3.

“Sipas konkluzioneve të procesverbalit të seancës së 40-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 28.11.2017, për qytetin e Shkupit, hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat në rast të tejkalimit të pragut të alarmimit”, sqaroi Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button