Kosova vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që përdorë solaret për ngrohje të shtëpive

Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që do përdorë panelet solare për ngrohje të shtëpive, raporton Kallxo. E gjitha kjo u bë e mundur pas marrëveshjes së Qeverisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bankën Gjermane për Zhvillim për parkun ‘Solar4 Kosovo’.

Marrëveshje e veçantë për realizimin e këtij projekti është nënshkruar edhe mes Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përfaqësuesi i Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW), Pablo Obrador Alvarez dhe Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”,  Fisnik Osmani.

Sipas njoftimit të BERZH projekti kap vlerë më shumë se 80 milionë euro ku përfshihen dy grante nga Banka Gjermane për Zhvillim, KFW dhe Bashkimi Evropian.

Grantet e Qeverisë Gjermane dhe BE-së nëpërmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) kapin vlerë të 31.6 milion eurove dhe 21.5 milion eurove, si dhe një kredi e butë nga BERZH-i në vlerë të 23.2 milion eurove.

Projekti për ngrohje solare, i dyti më i madhi në Evropë është nisur në vitin 2017 nga ana e Komunës së Prishtinës gjatë ish qeverisjes së Shpend Ahmetit,  ku janë bërë përgatitjet për studim fizibiliteti dhe është negociuar kredia si dhe granti i qeverisë gjermane.

“Kosova do bëhet ekonomia e parë në Ballkanin Perëndimor që përdor panelet solare për ngrohje të shtëpive. Projekti  është i vlefshëm më shuëm se 80 milionë euro dhe përfshinë dy grante nga KFW dhe Bashkimi Evropian”-thuhet në njoftimin e BERZH.

Përmes këtij projekti do mundësohet zgjerimi i rrjetit të ngrohjes në pjesë të lagjeve të Prishtinës ‘Arbëria’ dhe ‘Tophane’.

Zëdhënësja e Termokos, Afërdita Uka për Kallxo.com ka bërë të ditur se për këtë projekt është ndarë parcelë 25 hektarë në fshatin Shkabaj, ku përmes energjisë nga panelet fitojnë rreth 12 mijë konsumatorë të rinj të kryeqytetit.

“Për nga kapaciteti, ky projekt është nga më të mëdhenjtë në Evropë, për faktin se në parcelën prej 25 ha, që Qeveria e Kosovës ka ndarë në fshatin Shkabaj do të vendosen panelet solare me një sipërfaqe prej 69 mijë metrash katrorë.  Nga ky projekt kapital NP “Termokos” do të përfitojë 65 Gwh/a kapacitet shtesë termik, gjë që do të mundësojë furnizimin me ngrohje për rreth 12 mijë konsumatorë të rinjë”- deklaroi Uka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button