Banorët e Llabunishtit në protestë kërkuan marrje të koncesioneve për gurthyesit

Me bllokimin e rrugës Strugë – Dibër, afër vendit të quajtur Korea, banorët e fshatit të Strugës, Llabunisht sot e shprehën revoltën kundër fillimit me punë të dy prej nëntë gurthyesve në fshat, raporton MIA.

Kërkuan nga Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë t’ua marrë koncesionet dhe dy koncesionerët të ndalojnë mihjet, të cilat, siç pohojnë, e rrezikojnë shëndetin e tyre, për atë parashtruan edhe dëshmi në të cilat, sipas tyre, ka bazë për marrje të koncesioneve njëanshëm. Nëse institucionet nuk ndërmarrin masa adekuate, paralajmëruan radikalizim të protestave dhe mos lëshimin e fëmijëve në shkolla, në gjysmëvjetorin e dytë.

Jasmin Qazimovski nga bashkësia lokale Llabunisht pohon se Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria janë njoftuar hollësisht me problemin. Me vendim të Qeverisë në vitin 2020 u hoqën koncesionet për të gjithë gurthyesit, por Gjykata administrative me aktvendim i ktheu koncesionet e dy gurthyesve.

Duke cituar një pjesë të Ligjit për koncesion për mundësi të marrjes së koncesionit nëse koncesionuesi i humbë aftësitë ekonomike, theksoi se një nga koncesionuesit është detyrues i madh tatimor me tatim të papaguar prej 35 milionë denarëve.

Alia Qazimi, jurist në shoqatën Natura Lab theksoi se në Llabunisht është rrezikuar e drejta kushtetuese që secili qytetar të gëzojë mjedis të pastër jetësor.

Mihjet në gurthyes në Llabunisht filluan para rreth 20 viteve, pas çka ishin regjistruar edhe tetë. Banorët pohojnë se pluhuri dhe era që dalin nga mihjet janë të padurueshme dhe ndikojnë në shëndetin e tyre, duke e konstatuar atë me analiza mjekësore. Një nga gurthyesit që tani punon në Llabunisht ishte vetëm 90 metra larg shtëpive të para.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button