Policia vlerësoi që kërcënimet me bomba në Postën e Maqedonisë së Veriut janë te rrejshme

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut vlerësoi që kërcënimet me bomba ndaj Postës së Maqedonisë së Veriut janë të rrejshme, transmeton Portalb.mk.
“Janë kryer të gjitha kontrollimet e nevojshme në lidhje me denoncimin e sotëm se në godinë të Postës së Maqedonisë së Maqedonisë së Veriut pas porosisë së marrë në adresën elektronike me kërcënim për mjet eksploziv të vendosur, dhe është vërtetuar se bëhet fjalë për denoncim të rrejshëm”, deklaroi Policia.
Policia sqaroi që pas marrjes së mesazhit, janë marrë të gjitha masat për evakuim.
Në Kuvend u diskutua edhe për masat e marra nga institucionet kompetente në lidhje me raportimet për bomba, por opinioni nuk mësoi asgjë për përmbajtjen e referimit para komisioneve parlamentare, pasi seancat u mbajtën me dyer të mbyllura.
Seanca e Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri, në të cilën ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski u referua për këtë çështje, është mbajtur pa praninë e opozitës. Deputetët e VMRO-DPMNE-së e braktisën seancën për shkak se Spasovski kërkoi dhe shumica në Komisioni e pranuan propozimin e tij që ajo të jetë e mbyllur për publikun.
Komisioni për mbikëqyrjen e punës së ASN-së, ku duhej të flasë drejtori i Agjencisë, Zharko Milloshevski dhe duhej t’i raportonte për masat rreth kërcënimeve me bombë, poashtu nuk u mbajt, për të njëjtën arsye.
Përndryshe, dje në 20 shkolla në Shkup dhe Kumanovë kishte raportime për gjoja bomba, të cilat pas kontrolleve antiterroriste u konstatuan se ishin të rreme.
Raporti i parë i rremë për bombë të vendosur ka ndodhur më 26 tetor, çka rezultoi në boshatisjen e pesë shkollave të mesme të Shkupit. Që atëherë, raportet janë dërguar rregullisht, ndërsa raportime përveç shkollave janë dërguar edhe në adresat elektronike në aeroportin e Shkupit, ndërtesat e banimit dhe qendrat tregtare. Shumica e raporteve dërgohen në Shkup.
- LEXO: Kovaçevski: Një trup ekspertësh të lartë të shërbimeve të sigurisë do të merren me kërcënimet me bomba
- LEXO: Padi penale për “terrorizëm” kundër një 63-vjeçari nga Tetova: Ka bërë denoncim të rrejshëm për bomba në Dellçevë
- LEXO: MPB: Edhe paralajmërimet e sotshme për bomba të rrejshme
- LEXO: Përfundoi seanca e Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Spasovski: Në Kavadar zbuluam dërguesin e raportimeve të rreme për bomba
- LEXO: MPB: Alarmet për bomba në 16 shkolla në Shkup të rrejshme