Rënie e prodhimit dhe numrit të punësuarve në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar ulje e numrit të punësuarve për 1.1 për qind në periudhën prej janarit deri në nëntor të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të viti të kaluar, transmeton Portalb.mk.

Rënie më e madhe e numrit të punësuarve brenda një viti është regjistruar te sektori i Minierës (4.1 %) dhe Industria përpunuese (1.7 %).

Enti Shtetëror i Statistikave theksoi që në muajin nëntor është regjistruar rritje për 1.2 për qind në krahasim me tetorin.

Në nëntor të këtij muaji, krahasuar me nëntorin e kaluar, prodhimi industrial ka shënuar ulje për 3.7 për qind. Rënie më e theksuar është regjistruar te Industria Përpunuese (5.6 %), ndërkohë u regjistruar rritje për 15.6 % te sektori i Furnizimit me energji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button