Liria, klubi që po dominon në Maqedoni

Klubi i mundjes Liria ka vazhduar duke grumbulluar tituj, duke dominuar plotësisht në këtë kategori sporti. Pasi javë më parë kishin fituar titullin në kampionatin shtetëror për senior, si dhe “Margaritarin e Maqedonisë”, të cilin e fitoi Jasin Rexhallari, dje ata shënuan suksesin e ri, me titullin e fituar në konkurrencën e kadetëve.

Djelmoshat e trajnerit Sedat Baftiu, dominuan në shumë kategori dhe në fund me plotë meritë u shpallën kampion shtetëror në këtë konkurrencë, me gjithsej 56 pikë të fituara.

Në vendin e dytë doli Ballkaneci i Shtipit, me 16 pikë më pak se kampioni, ndërsa në pozitën e trete u ndal Buçimi i Radovishit.

Liria arriti të shpallet kampion në pesë kategori të ndryshme, ku fitues dolën Elmedin Sejfullahu, Samir Rexhepi, Shaip Brava, Jasin Sejfuli dhe Minir Rexhepi. Pesë mundës u dolën të dytit, ndërsa tre të tjerë fituan medalje bronzi, për në fund me gjithsej 13 medalje të fituara, erdhi dhe titulli mase i merituar. Me këtë sukses, klubi i mundjes Liria edhe një herë dëshmoi se me punë mund të arrihet gjithçka, ndërsa djelmoshat e ri, dëshmuan se janë ardhmëria e ndritshme e mundjes shqiptare në vendin tonë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button