Aliti: Qëllimi ynë është që me strategjinë e TIK-ut ta përmirësojmë jetën e qytetarëve

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) organizoi sot dëgjim publik për draft versionin e Strategjisë Kombëtare të TIK-ut të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2023-2027. Përfaqësues të Fondacionit Metamorfozis, USAID-it, UNDP-së, institucioneve shtetërore dhe Odës Ekonomike e ndoqën diskutimin dhe dhanë sugjerimet dhe rekomandimet e tyre për Strategjinë. Dokumenti është publikuar në ENER dhe plani i autoriteteve është që strategjia të miratohet nga Qeveria në janar, njofton Portalb.mk.

Ministri Admirim Aliti tha se fokusi është vendosur në prioritetet e sektorit të TIK-ut ndërsa strategjia do të synojë të ardhmen digjitale, gjegjësisht, qëllimi i saj është që përditshmëria e qytetarëve të bëhet më e mirë.

“Për të ngritur cilësinë e shërbimeve digjitale, si dhe për të përdorur shërbimet elektronike, këto janë qëllimet që kemi punuar me ekipin tonë në MSHIA. Ne kemi prodhuar këtë dokument strategjik, i cili është në përputhje me qëllimet e BE-së”, tha Aliti në fjalimin e tij.

Profesori Toni Janevski nga Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative, sektori i telekomunikacionit, tha se si shtet i kemi të gjitha parakushtet për transformim digjital.

Fotografi ngjarja siguruar nga Meta.mk

“Ideja është të përfitojmë nga epoka digjitale. Synimi i strategjisë është që qytetari të jetë në qendër, që të përdorë këto shërbime digjitale. Do të bëhen përpjekje për të siguruar një infrastrukturë të mirë, e cila në fakt po përmirësohet vazhdimisht. Digjiitalizimi nuk ka fund, ka vetëm fillim”, tha Janevski.

Draft dokumenti bazohet në strategjitë e Danimarkës, Greqisë, Qipros dhe Sllovenisë. Ai mbështetet në katër shtylla: ndërlidhja digjiitale, qeveria digjiitale, bizneset digjitale dhe aftësitë digjitale.

Strategjia do të ketë gjithashtu një pjesë që do t’i referohet sigurisë kibernetike. Strategjia duhet të plotësohet, përkatësisht të ndryshohet, me vërejtjet dhe propozimet që do të dalin nga diskutimi publik, e më pas të miratohet nga Qeveria. MSHIA thotë se planifikon që kjo të ndodhë në fund të janarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button