“Eko vetëdija”: Ndërtimi i burimeve të rinovueshme të energjisë në tokë të degraduar për dalje nga kriza energjitike

Pesë lokacione në vend me tokë të degraduar mund të përdoren për ndërtimin e objekteve të prodhimit të energjisë së rinovueshme, të cilat do të kenë potencialin të zëvendësojnë një pjesë të madhe të elektranave me lëndë djegëse fosile. Kjo është një nga zgjidhjet e organizatës ekologjike “Eko Svest”, në përgjigje të pyetjes për tejkalimin e krizës energjetike në vend, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Ambientalistët konsiderojnë se vendimi i autoriteteve për riaktivizimin e REK Negotinë, i cili përdor mazut, si përgjigje ndaj krizës, është marrë pa marrë parasysh çmimin që qytetarët paguajnë me shëndetin dhe mjedisin e tyre, sepse vetëm REK Manastir dhe REK Oslomej shkaktojnë dëme të shëndetit publik prej 20 milionë euro në vit.

“Kriza energjetike na goditi rëndë sepse nuk investuam në kohë në burimet e rinovueshme, eficencën e energjisë dhe ekonominë cirulare të amvisërive dhe industrive. Megjithatë, kriza energjetike hap mundësi edhe përmes qasjes në grante dhe kredi të lira të destinuara për transformimin e energjisë dhe kalimin nga lëndët djegëse fosile në sisteme me efikasitet energjetik të bazuar në burimet e rinovueshme të energjisë”, tha Davor Pehçevski, koordinator i programit të “Eko-svest” në Konferencën e tetë për ekonominë cirkulare e cila u mbajt në Fakultetin Ekonomik në Shkup.

Përdorimi i tokës së degraduar për prodhimin e energjisë elektrike, mendon ai, shkakton dëme minimale në mjedis dhe potenciali i kantiereve është i madh dhe mund të zëvendësojë një pjesë të madhe të elektranave me lëndë djegëse fosile, duke ndërtuar kapacitete të ndryshme dhe duke përdorur më shumë teknologji.

“Na duhet edhe një tranzicion i drejtë, sepse më shumë se 10 mijë persona janë të varur direkt ose indirekt nga puna  e REK Negotinë, REK Manastir dhe REK Oslomej. Kur të hiqen lëndët djegëse fosile, këto janë punë që duhet të zëvendësohen me të reja dhe me planifikim të duhur dhe transformim energjetik, këto vende mund edhe të rriten”, thotë Pehçevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button