Buxheti i MSHIA-së për vitin 2023, më pak para për reforma në administratë, më shumë për digjitalizim dhe paga (Infografik)

Më pak para për reforma në administratë, më shumë për digjitalizim dhe për paga, kontribute, mallra dhe shërbime. Kështu tregojnë të dhënat tabelare të buxhetit të Ministrisë së Shoqërisë Informatike për vitin 2023, i cili do jetë 1.580.029.000 denarë dhe është për 50 milionë denarë më i lartë se i vitit të kaluar. Mjetet do të ndahen për tre shtylla buxhetore, gjegjësisht për digjitalizim, administratë dhe media, shkruan Portalb.mk.

Pjesa më e madhe e buxhetit, ashtu sikur vitin e kaluar, gjegjësisht 900.000.000 denarë do të shkojë për subvencionim të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, Radiofuzionin Nacional dhe Radio Televizionin Nacional.

“Në këtë mënyrë qytetarët lirohen nga shpenzimet, ndërkaq nga ana tjetër këto institucione fitojnë mjete të rregullta dhe të parashikuara, gjegjësisht mundësojmë autonominë dhe pavarësinë e tyre”, thuhet në sqarimin e MSHIA-s.

Për paga dhe mirëmbajtjen e Ministrisë së Shoqërisë Informatike janë siguruar 426.829.000 denarë apo afër 50 milionë denarë më shumë se në vitin 2022 kur kishte 378.3 milionë denarë.

“Për paga dhe kontribute me shpenzime janë planifikuar 109.684.000 denarë, për transferime të ndryshme 1.200.300 denarë, për mallra dhe shërbime 118.000.000 denarë, ndërkaq për shpenzime kapitale 152.045.000 denarë”, thonë nga MSHIA.

Në buxhetin për vitin e ardhshëm janë parashikuar mjete për digjitalizim të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset në vlerë prej 154.795.000 denarë, apo 38 milionë denarë më shumë se vitin e kaluar.

“Mjetet janë të planifikuara për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve ekzistuese, por edhe të reja si: Regjistri Qendror, Portali nacional për e-shërbime, qendra për “Një pikë për shërbime”, sistemin për menaxhim me dokumentet, modernizim të sistemit të informacionit për menaxhim me resurse njerëzore”, njoftojnë nga MSHIA.

Buxheti i MSHIA-s për vitin 2023
Buxheti i MSHIA-s për vitin 2023

Nga ana tjetër, për reforma në administratën publike, gjegjësisht për rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të administratës dhe proceseve institucionale janë siguruar 85.220.000 denarë, apo afër 37 milionë denarë më pak se në vitin 2022.

Për funksionimin e MARnet (Institucion publik për zhvillim, organizim dhe menaxhim të rrjetit të vetëm arsimor dhe hulumtues të telekomunikacionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut) janë shpërndarë 13.795.000 denarë, apo 1.5 milionë denarë më pak se vitin e kaluar.

“Mjetet e planifikuara janë lidhjen e universiteteve dhe të gjitha institucioneve arsimore dhe hulumtuese. Me këto investime do të mundësohet që të gjithë nxënësit, studentët dhe hulumtuesit në RV t’i shfrytëzojnë shërbimet e GEANT siç janë: Eduroa; EduGain dhe shërbimet tjera Cloud”, thonë nga MSHIA.

Ndryshe, më 19 dhjetor, gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2023, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti, deklaroi se Agjencinë për Digjitalizim planifikojnë ta formojnë duke i bashkuar Drejtorinë për Librat Amë dhe sektorin TI të MSHIA-së.

Reformat në administratë për Maqedoninë e Veriut, përveç që janë nevojë për qytetarët, ata janë edhe kusht për integrimin e vendit në BEMSHIA është bartësi i procesit reformues, gjegjësisht ajo ka hartuar Strategji për Reformën e Administratës Publike 2018–2022 e cila i përcakton masat të cilat duhen të ndërmerren në pesë vite për të arritur qëllimet e përgjithshme dhe specifike të përcaktuara në secilën prej fushave prioritare. Në ndërkohë po përgatitet edhe Strategjia për Reformën e Administratës Publike 2022-2030 e cila duhet të miratohet deri në fund të vitit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button