Pas deklaratave të Zyberit reagoi Besa: Ai nuk e luan rolin e Avokatit të popullit por të BDI-së dhe liderit të saj (VIDEO)

Në Maqedoninë e Veriut jo vetëm  gjykatat, por edhe Institucioni Avokati I Popullit është nën ndikimin politik të partisë në pushtet BDI-së, tha Fatmir Sabriu nga Lëvizja Besa, duke iu referuar Naser Zyberit, i cili dy ditë më parë fliste për kryeministrin shqiptar dhe liderin e BDI-së, transmeton Portalb.mk.

“Ne shprehim indinjatën tonë  në lidhje me deklaratën e Naser Zyberi dhënë në emisionin 200 në Alsat me të cilën deklaron se kur do të vijë momenti do të ulet dhe do të bisedoj me ‘kryetarin Ahmeti’jo për të drejtat e qytetarëve, por  për mundësinë e ushtrimit  të pozicionit të kryeministrit duke i’u referuar kryetarit të BDI-së me fjalët kryetar, lider, mësues, i pari. Me këtë ai na bën të kuptojmë se ai nuk flet në pozicionin që ka të mbrojë popullin, por flet në cilësinë e anëtarit të BDI-së”, tha Sabriu.

Ata shtojnë se funksioni primar i institucionit Avokat i popullit është që të mbrojë të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve kur ato shkelen ose cenohen nga aktet, veprimi ose mosveprimi i organeve të administratës shtetërore dhe organeve të tjera që ushtrojnë autorizime publike.

“Naser Zyberi i ashtuquajtur Avokat i Popullit i cili nuk posedon as kapacitetin intelektual dhe moral të përfaqësojë qytetarët është vënë në mbrojtje të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti para të cilit jep edhe llogari.  Se si dhe me sa përkushtim e kryen punën e tij Avokati i Popullit flet edhe vetë fakti që në bazë të Raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut të vitit 2022 pranë Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut janë të regjistruara 813 aplikime, gjegjësisht lëndë të parashtruara nga ana e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët nuk kanë gjetur drejtësinë e merituar në sistemin tonë gjyqësor, gjegjësisht të cilëve u janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore nga institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku vetëm gjatë vitit 2022 janë sjell 11 aktgjykime në të cilat GJEDNJ ka konstatuar shkelje të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut siç është e drejta për gjykim në afat të arsyeshëm, ndalesa e torturës, liria e lirë e mendimit, etj”, thuhet në reagimin e Besës.

Ai shtoi se nuk ka çfarë pritet nga një figurë politike e vënë në shërbim të liderit të partisë në pushtet BDI-së, i cili nuk është i aftë të sigurojë buxhetin për institucionin, nuk ka kapacitet për të mbrojtur qytetarët, nuk ka njohuri themelore se çfarë nënkupton institucion Avokat i Popullit.

“Me deklaratën e fundit në emisionin 200 se Ahmeti i ka ofruar poste të ndryshme dëshmon se ai institucionin Avokat i Popullit e konsideron parti politike për ti realizuar aspirate e tij e jo si institucion i popullit. Kërkojmë nga Avbokati I Popullit të jep përgjegjësi para opinionit, të jep llogari për shkeljet që janë bërë ndaj qytetarëve të pafajshëm, për kushtet e vështira në burgjet  dhe për mobingun që u bëhet qytetarëve, në të kundërtën ai sa më parë duhet të largohet nga ai Institucion. Pra, Zyberi që mban pushtetin  nga koha e komunizmit duhet të zgjedh njërën rrugë ose të vihet në shërbim të qytetarëve dhe drejtësisë ose të shkojë atje ku edhe e ka vendin në BDI pranë Ahmetit”, tha Sabriu.

Ata kujtojnë Avokatin e Popullit se ai ka obligim kushtetues dhe ligjor që të jetë i pavarur dhe nuk guxon që të ndikohet nga asnjë faktor në ushtrimin e detyrës së tij. Sipas tyre, është e patolerueshme dhe në kundërshtim me aktin më të lart juridik të një shteti dhe të drejtën e tij pozitive që Avokati i popullit të shpreh publikisht preferenca politike.

“Prandaj për arsyet që theksuam më lartë vlerësojmë se i njëjti nuk ka kredibilitet dhe integritet për të ushtruar pozicionin e Avokatit të popullit.  Si rezultat I punës së Zyberit dhe shumë zyberave të tjerë besimi I qytetarëve ndaj institucioneve të drejtësisë përfshi edhe Avokatin e Popullit është në nivelin më të ulët në dhjetë vitet e fundit. Kërkojmë edhe nga organizmat ndërkombëtare që ta shfrytëzojnë kredibilitetin e tyre dhe  largojnë militantët partiak nga institucioni.  Në anën tjetër dëshirojmë t’ia kujtojmë avokatit se korrupsioni nuk luftohet duke raportuar para partisë, por para institucioneve ndërkombëtare dhe para qytetarëve apo mos ndoshta edhe Ju jeni në atë post si rezultat i ndonjë marrëveshje politiko-korruptive. Thirrjet e ambasadores se SHBA ne Maqedoni, se korrupsioni duhet të luftohet si duket nuk kanë shkuar ende në zyren e Avokatit te Popullit ndoshta ai ka ndryshuar adresë dhe është transferuar në BDI”, thonë nga Lëvizja Besa.

Kujtojmë se Avokati i Popullit Naser Ziberi në intervistën për televizionin Alsat-M tha se marrëveshja për kryeministër shqiptar në tre muajt e fundit të mandatit të Qeverisë është marrëveshje mes palëve dhe mendoj se do të respektohet.

“Imazhi i kryeministrit të parë besoj se ka lënë mbresa tek të gjithë qytetarët dhe ky është padyshim një kureshtje për të gjithë. Besoj se ky premtim nuk është thjesht premtim i harruar, besoj se marrëveshja mes dy subjekteve kryesore të pushtetit do të respektohet dhe në tre muajt e fundit do të realizohet e njëjta gjë. Edhe ish-lideri i LSDM-së konfirmoi personalisht se kjo është marrëveshja dhe se një premtim i tillë për shqiptarët do të bëhet realitet”, tha Ziberi.

I pyetur nëse ndihej i manipuluar nga BDI-ja, duke qenë se i ishte premtuar se do të bëhej kryeministër dhe përfundoi Avokati i Popullit, Naser Ziberi tha se i janë ofruar shumë poste, si zëvendëskryeministër, ministër i drejtësisë, por ka qenë vendimi i tij të mos përfshihen në pushtetin ekzekutiv.

“Prandaj mendoj se në rrethanat e dhëna nuk mund të bëhej asgjë më shumë. Kuptohet, në një situatë të tillë ka qenë vendimi im që t’i bashkohem ekzekutivit në një pozicion tjetër ose të qëndroj jashtë ekzekutivit.Për hirë të së vërtetës, kreu i BDI-së më ofroi të gjitha opsionet”, tha Ziberi.

Naser Ziberi ishte kandidati i BDI-së për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020. Pas zgjedhjeve, lideri i atëhershëm i LSDM-së, Zoran Zaev dhe partneri i tij në koalicion, integristi i parë Ali Ahmeti, ranë dakord që posti i kryeministrit t’i jepet BDI-së 100 ditë para zgjedhjeve të ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button