Banka Popullore e kompletoi procesin e miratimit të ndryshimeve në sistemin pagesor në Maqedoninë e Veriut

Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi një grup të ri prej 13 aktesh nënligjore që funksionalizojnë kornizën e re ligjore në sferën e pagesave, e cila është përcaktuar me Ligjin për shërbimet e pagesave dhe sistemet e pagesave, zbatimi i të cilave do të fillojë më 1 janar 2023, raporton MIA.

“Qasja në tregun e shërbimeve të pagesave nga ofruesit e rinj të shërbimeve të pagesave (institucionet e pagesave dhe institucionet për para elektronike) dhe operatorët e sistemeve të pagesave nënkupton përmbushjen prej tyre të një grupi kushtesh të përcaktuara që do të mundësojnë pagesa efikase dhe të sigurta për qytetarët dhe kompanitë”, informojnë nga Banka Popullore.

Në këtë kuptim,  me aktet e Bankës Popullore përpunohen dokumentet, të dhënat dhe informacionet, si dhe procedurat e vendimmarrjes në lidhje me kërkesat e paraqitura nga kompanitë tregtare të themeluara në Republikën e Maqedonisë së Veriut që synojnë të ofrojnë shërbime pagese, të lëshojnë para elektronike dhe/ose të menaxhojnë  me sistemet e pagesave.

Në këtë mbledhje, Këshilli i Bankës Popullore miratoi akte të tjera nënligjore me të cilat rregullohen më hollësisht çështjet lidhur me masat e sigurisë për rreziqet operacionale dhe të sigurisë në lidhje me shërbimet e pagesave, kriteret për vlerësimin e përmbushjes së kushteve për ofrimin e shërbimeve në bazë të instrumenteve të pagesës që mund të përdoren vetëm në mënyrë të kufizuar, kushtet për hapjen e llogarive të pagesave dhe kryerjen e transaksioneve të pagesave, standardet për hartimin e llogarive të pagesave, përmbajtjen e regjistrit të vetëm të llogarive dhe për paraqitjen e të dhënave për nevojat e monitorimit jashtë terrenit  të punës së ofruesve të rinj të shërbimeve të pagesave, si dhe për statistikat e pagesave.

Gjithashtu, Banka Popullore shqyrtoi dhe miratoi masat për forcimin e mëtejshëm të rezistencës së bilanceve të sistemit bankar, ndërsa në kushtet e pasigurisë së zgjatur në mjedisin ekonomik vendor dhe botëror. Në një mjedis të tillë, kur shfaqja e rreziqeve në të ardhmen është e mundur, nevojitet kujdes i mëtejshëm nga ana e bankave në menaxhimin e rrezikut të kredisë dhe planifikimin e pozicioneve të tyre kapitale. Për këtë qëllim, u miratua vendim për rritjen e normës së shtresës mbrojtëse kundërciklike të kapitalit për ekspozimet e bankave në ekonominë vendase. Norma e shtresës kundërciklik të kapitalit është rritur për 0,25 pikë përqindje, në nivelin 0,75 për qind, që do të zbatohet nga 1 janari 2024.

Ndryshe, bankat tashmë kanë filluar të njoftojnë klientët në lidhje me Ligjin për për shërbimet e pagesave dhe sistemin e pagesave, që do të fillojë të zbatohet prej 1 janarit të vitit 2023.

“Këshilli i Bankës Popullore miratoi një pako aktesh nënligjore me të cilat funksionalizohet korniza e re ligjore në sferën e pagesave që e përcakton Ligji për shërbimet e pagesave dhe sistemet e pagesave, zbatimi i të cilave do të fillojë më 1 janar 2023”, njoftojnë nga Banka, duke theksuar që janë miratuar 12 akte nënligjore.

Banka Popullore theksoi që përmes të dhënave biometrike, kodeve dhe numrit të celularit, do të rritet siguria e pagesave onlajn.

“Në fillim të vitit 2023 hyn në fuqi Ligji i ri i Shërbimeve Pagesore dhe Sistemeve Pagesore, me të cilin hapet më shumë hapësirë ​​për zhvillimin e koncepteve inovative në të cilat pagesat onlajn nuk do të kryhen vetëm me kartelë pagesore”, deklaroi Goran Jankoski nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button