Në Maqedoninë e Veriut mbi 21 % janë ngritur çmimet e produkteve industriale

Për një vit në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve të produkteve industriale për 21.6 për qind në krahasim me vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në muajin nëntor të vitit 2022, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në nivel mujor janë  të njëjta ndërsa më të larta për 21.6 % në nivel vjetor”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që brenda këtij viti rritja më e theksuar është te Prodhimet kapitale për 61.2% dhe te Energjia për 25.5 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button