Pas helmimit të studentëve, Inspektorati e mbylli mensën

Gjashtë studentë që janë të sistemuar në konviktin “Pellagonia” kanë raportuar simptome të helmimit nga ushqimi, për çka Agjencia për Ushqim dhe Veterinari e ka mbyllur mensën. Këtë e ka konfirmuar drejtori i këtij konvikti, Agim Fejzullahu, transmeton Portalb.mk.

Raportohet që dje janë ushqyer gjithsej 600 studentë në mensën e konviktit ku u shërbyen bizele me mish viçi dhe derri, ndërsa më vonë edhe virshlla, vezë, djathë dhe jogurt.

“E kemi detyrim ligjor të ruajmë shembuj nga ushqimi. Për këtë, sot erdhën inspektorët dhe kanë marrë mostrat. Derisa nuk marrin përgjigje nga hetimi i tyre, nuk mund të dijmë se helmimi ka ardhur nga ushqimi që është përgatitur te ne”, deklaroi Fejzullahu.

Studentët gjatë ditës ishin ushqyer edhe me pica që i kishin blerë në shitore.

Në konvikt sot ishin përfaqësues të Institutit për Shëndet Publik, Qendra për Shëndet Publik dhe inspektorët nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, të cilët e kanë mbyllur mensën e këtij konvikti. Ata rekomanduan që të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i përgjithshëm i objektit, ndërkohë janë marrë gjashtë mostra ushqimi për hetim dhe strisho te tetë të punësuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button