Shkupi humbi ndeshjen për një pikë

Basketbollistët e KB Shkupi kishin paralajmëruan se do të fitojnë titullin e katërt me radhë, në kuadër të kampionatit shtetëror për juniorë, por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi që vetëm një pikë kishin më pak se kundërshtari i tyre, Vardari 59-58.

Ndeshjet gjysmëfinale të “Final Four” janë luajtur të shtunën, kur të parët këtë garë e kishin filluar ekipet e MZT “Skopje” dhe Karposh Sokoli, ku këta të fundit e kanë fitura takimin me rezultat 65:59.

Artan Nika i KB Shkupi në aksion
Artan Nika i KB Shkupi në aksion

Kanë mbetur të zhgënjyer numri i madh i tifozëve të cilët kishin ardhur ti përkrahin basketbollistët e ri të Shkupit. Por të zhgënjyer kishin mbetur edhe vet basketbollistët, të cilët as që e kishin pritur një rezultat të tillë, duke marrë parasysh kualitetin që posedojnë ata dhe në anën tjetër basketbollistët e Vardarit.

Ndërkohë, këta të fundit vetëm në çerekun e parë nuk ishin në element, ndërsa në vazhdim me një lojë më mirë të organizuar se kundërshtari i tyre me plot meritë arritën të gëzohen në fund. Sigurisht se fajin për eliminim të përzgjedhurit e trajnerit Enver Miftari duhet ta kërkojnë në radhët e veta, duke marrë parasysh se lojtarët e tij nuk e kishin ditën e tyre, në përjashtim të Emir Eshtrefit, i cili shënoi 27 pikë, ndërsa i dyti pas tij u dallua Alaudin Mustafa me 10 pikë, por i cili shkaku i pesë personaleve u largua më herët nga parketi.

Në finalen e madhe të dielën do të takohen Vardari dhe Karposh Sokoli, ndërsa Shkupi dhe MZT “Skopje” do të kërkojnë të përmirësojnë gabimin duke luftuar për pozitën e tretë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button