Komisioni për Antidiskriminim e konfirmoi hulumtimin e Portalb: Komuna e Karposhit diskriminon personat me pengesa

Komuna e Karposhit ka kryer diskriminim të vazhdueshëm ndaj qytetarëve me pengesa, banorë të kësaj komune, duke shkelur njëkohësisht dhe Kushtetutën e shtetit. Kështu vendosi Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (KPMD) në Maqedoninë e Veriut duke u thirrur në hulumtimin e Portalb.mk në lidhje me jofunksionalitetin e zyrave për kontakt të qytetarëve me deputetët e Kuvendit të RMV-së. Sipas KPMD, duke u nisur nga fakti që Zyrën e ka vendosur në urë, pa ashensorë dhe shkallë elektrike funksionale, me këtë ua ka pamundësuar qasjen banorëve me pengesa në këtë objekt. KPMD i ka dhënë Komunës së Karposhit dy rekomandime me afate konkrete që qytetarëve me pengesa t’u mundësohet qasja e lirë, ashtu siç e garanton Kushtetuta ose në të kundërtën do të ngritë procedurë kundërvajtëse në gjykatë.

“Pas marrjes së njoftimit nga ana e Portalb.mk me numër 08-538/1 të 12.10.2022, Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi mori njohuri në lidhje me mungesën e qasjes në zyrat për kontakt të qytetarëve me deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në Komunën e Karposhit. Gjegjësisht, pas vizitës së zyrave në Karposh, gazetarët kanë konstatuar se të njëjtat janë të vendosura në urë, ku ashensorët dhe shkallët elektrike nuk janë në funksion, me çka është pamundësuar qasja e personave me pengesa”, thuhet në mendimin e KPMD.

Ata njoftojnë se pas kësaj, Komisioni ka ngritur procedurë sipas detyrës zyrtare.

“Si rrjedhojë e të lartpërmendurës, por edhe faktit që në rastin konkret janë të prekur një numër më i madh i personave, gjegjësisht të gjithë personat me pengesa – banorë të Komunës së Kaproshit, KPMD vendosi të ngritë procedurë sipas detyrës zyrtare për mbrojtje nga diskriminimi në bazë të bazës fizike të banorëve të Komunës së Karposhit në qasjen e të mirave dhe shërbimeve”, thuhet në mendim.

This slideshow requires JavaScript.

Komisioni në mendimi ka vendosur linqet e storjes së publikuar në Portalb.mk dhe Meta.mk dhe në thekson se në storjen hulumtuese ata kanë vërejtur diskriminim.

KPMD në bazë të storjes hulumtuese të publikuar në ueb-portalin Portalb.mk në lidhje me zyrat për kontakt të deputetëve me qytetarët, më konkretisht të zyrës së Komunës Karposh, ka vërejtur diskriminim potencial ndaj personave me pengesa nëpërmjet pamundësisë së qasjes deri te zyra. Në pajtueshmëri gjetjet nga sotrja e lartpërmendur bëhet fjalë për dsikriminim të banorëve të Komunës së Karposhit në qasjen deri te të mirat dhe shërbimet në bazë të pengesës fizike. Sotrjet mund t’i gjeni më poshtë:

  1. https://arkiv.portalb.mk/816301-zyrat-per-komunikim-te-deputeteve-te-rmv-se-me-qytetaret-ne-orar-te-punes-mbyllur-infografik/
  2. https://meta.mk/kancelariite-na-pratenicite-za-komunikacija-so-gragjanite-zatvoreni-koga-treba-da-rabotat/

Për këtë, Komisioni më 20 tetor ka dërguar 3 pyetje deri te Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në lidhje me atë nëse, personat me pengesë kanë qasje deri te zyrat për kontakt të deputetëve me qytetarët, nëse nuk kanë a ekziston mënyrë alternative për qasjen e këtyre personave deri te shërbimi në fjalë dhe nëse nuk ekziston alternativë tjetër për qasje të personave me pengesë fizike, a ka ndërmarrë Kuvendi masa përkatëse për këtë diskriminimin”, thuhet në mendimin e KPMD.

Kuvendi ka deklaruar se nuk është kompetent, Komuna e Karposhit e gatshme ta përmirësojë gabimin

Kuvendi i ka kthyer KPMD-së përgjigje më 3 nëntor, në të cilën ka theksuar se njësitë e vetëqeverisjes lokale janë të obliguara të sigurojnë hapësira të cilat do t’i shfrytëzohen si zyra për kontakt të deputetëve me qytetarët.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

“Kuvendi informon se nuk ka mundësi të veprojë dhe të kryejë ndryshime në atë këndvështrim, gjegjësisht njësitë e vetëqeverisjes lokale janë kompetente për sigurimin e hapësirave përkatëse dhe kushteve të cilat do t’i shfrytëzojnë deputetët për mbajtjen e kontakteve me qytetarët nga njësitë e tyre zgjedhore”, thuhet në përgjigjen e Kuvendit.

Rrjedhimisht, KPMD ka dërguar njoftim për ngritjen e procedurës kundërvajtëse për mbrojtje nga diskriminimi sipas detyrës zyrtare deri te Komuna e Karposhit, si njësi e vetëqeverisjes lokale, kompetente për zyrat përkatëse, me qëllim të deklarimit të tyre.

Flamuri i Komunës së Karposhit
Flamuri i Komunës së Karposhit

Komuna e Karposhit ka kthyer përgjigje në të cilën thuhet se me vendim të Këshillit të Komunës ka siguruar dy zyra, të cilat për momentin i shfrytëzojnë partitë Levica dhe VMRO-DPMNE.

“Nga Komuna thonë se deri më tani nuk kanë marrë ankesa ose informata në lidhje me mungesën e qasjes së personave me pengesa njëkohësisht theksojnë se nëse ka nevojë për ndryshimin e zyrave për shkak të qasjes së tyre, Komuna e Karposhit do të përpiqet që në kuadër të mundësive të saja, në pajtueshmëri me obligimet ligjore t’i përshtatë për personat me pengesa”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Karposhit të cilën ia kanë dërguar KPDM-së.

Komisioni për Mbrojtje dhe Parandalim nga Diskriminimi, duke e ndjekur situatën faktike, ka konstatuar se me lëshimin që të përshtaten zyrat për kontakt të qytetarëve me deputetët është kryer diskriminim direkt ndaj personave me pengesa fizike.

“Sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë i gëzojnë të drejtat dhe liritë e tyre”, thuhet në mendimin e KPDM-së, duke cituar nene të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Personave me Pengesa, nënshkruese të cilës është edhe Maqedonia e Veriut, si dhe të Ligjit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi.

Pas konstatimit të diskriminimit, Komisioni i ka dhënë Komunës së Karposhit dy rekomandime me afate konkrete:

  1. Komuna e Karposhit të përgatisë plan aksional me specifikime të aktiviteteve konkrete, afate kohore dhe implikime financiare për sigurimin përshtatjes përkatëse e cila do t’u mundësojë qasje të personave me pengesa deri te zyrat për kontakt të qytetarëve me deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Komuna e Karposhit është e obliguar të veprojë në pajtueshmëri me këtë rekomandim dhe ta dorëzojë planin aksional me shkrim ose formë elektronike deri te Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të mendimit.
  2. Komuna e Karposhit t’i mbarojë të gjitha masat e domosdoshme dhe aktivitetet për sigurimin e përshtatjes përkatëse me të cilën do të mundësohet qasja e personave me pengesa deri te zyrat për kontakt të qytetarëve me deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Komuna e Karposhit është e obliguar që të veprojë sipas këtij rekomandimi dhe ta mënjanojë shkeljen e të drejtës në afat prej 180 ditëve nga pranimi i mendimit dhe për atë ta njoftojë Komisionin për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi.

Në mendim thuhet se nëse Komuna e Karoshit nuk vepron sipas rekomandimeve, Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi do të dorëzojë kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtëse përpara gjykatës përkatëse për kundërvajtje.

Mendimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

Ndryshe, sipas storjes së Portalb.mk, qytetarët duhet t’i kërkojnë gjithandej të punësuarit e Zyrave për Kontakt me Qytetarët, të cilët janë të angazhuar në orar të caktuar që të sigurojnë komunikim të deputetëve dhe qytetarëve. Portalb.mk i vizitoi 4 zyra në lokacione të ndryshme, gjegjësisht Tetovë, Çair, Karposh dhe Shuto Orizare për të shikuar nga afër si funksionojnë. Sipas asaj që pamë në terren, zyrat në fjalë nuk e respektojnë orarin e punës, ndërkaq disa prej tyre as nuk u përgjigjen thirrjeve telefonike. Qytetarët e kanë vështirë të kontaktojë me përfaqësuesit e deputetëve të cilët do të duhet t’i dëgjojnë hallet dhe nevojat e tyre, e që më pas të njëjtat të dorëzohen në Kuvend për të gjetur zgjidhje të caktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button