Në Shkup ndotja në mëngjes është 19 herë mbi nivelin e lejuar – janë matur 173 mikrogramë grimca PM 2.5

Edhe mëngjesin e sotëm Shkupi është midis qyteteve më të ndotur në botë me indeks të ndotjes 178, ndërsa sipas renditjes është qyteti i vetëm në Evropë, sipas të dhënave të “I-Q Air”, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave mëngjesin e sotëm janë matur 173 mikrogramë për metër kub grimca PM 2.5 dhe është 19.6 herë mbi kufijtë e lejuar, sipas vlerave matëse të OBSH-së.

Dje kanë pushuar së vlefshmi rekomandimet dhe masat për tejkalimin e pragut të alarmit për ndotjen e ajrit në kryeqytet. Në Shkup pushoi së vlefshmi edhe vendimi për transport publik falas për të gjithë qytetarët. Ministria e Mjedisit tha dje se japin vetëm rekomandime dhe ndihmojnë komunat në luftën kundër ajrit të ndotur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button