Dhëndri i Hazbi Likës në vend të Zemri Qamilit?

Pasi që Hazbi Lika nuk mori post ministror nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim kjo ka shkaktuar revolt te klani tetovar.

Portalb jo-zyrtarisht mëson se për ta qetësuar situatën, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka propozuar që në vend të Zemri Qamilit i cili mban pozitën e zëvendës ministrit për punë të brendshme, të vijë Bujar Vila.

Vila është momentalisht kryeshef në sektorin për të huaj në Tetovë. Pritet së shpejti BDI të del me vendim zyrtar se një gjë është e sigurte, Qamili nuk do ta udhëheq më këtë dikaster.

Lajme të ngjashme

Back to top button