MPB: Edhe paralajmërimet e sotshme për bomba të rrejshme

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se edhe paralajmërimet e sotshme për bomba të vendosura për gjithsej 20 shkolla kanë rezutuar të rrejshme, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me denoncimet e sotshme nga 20 shkolla në Shkup pas porosive të marra në adresë elektronike me kërcënime për vendosjen e mjeteve shpërthyese dhe është konstatuar se bëhet fjalë për paralajmërime të rrejshme”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Sot në adresat elektronike të 20 shkollave kishin mbërritur paralajmërime për bomba. Paralajmërim të pare për bombë të vendosur kishte edhe në një shkollë në Ohër.

MPB deri më tani ka bërë padi penale ndaj dy të miturve, të cilët kanë përdorur kërcënimet hibride për të bërë alarm të rremë.

Raporti i parë i rremë për bombë të vendosur ka ndodhur më 26 tetor, çka rezultoi në boshatisjen e pesë shkollave të mesme të Shkupit. Që atëherë, raportet janë dërguar rregullisht, ndërsa raportime përveç shkollave janë dërguar edhe në adresat elektronike në aeroportin e Shkupit, ndërtesat e banimit dhe qendrat tregtare. Shumica e raporteve dërgohen në Shkup. Të gjitha raportimet u gjetën të rreme. Rasti për të cilin flet Spasovski i referohet vetëm dy prej dhjetëra kërcënimeve të rreme me bombë. Për pjesën tjetër të kërcënimeve, që cilësohen si sulm hibrid ndaj shtetit, autori ende nuk është zbuluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button