Në rastin Onishçenko ka pasur lëshime sistematike, për opozitën lëshimet sistematike do të thonë edhe përgjegjësi objektive

Duke pasur parasysh besueshmërinë e informatave, nga Agjencia për siguri nacionale na informuan për disa lëshime të caktuara sistematike dhe me një pjesë të zgjidhjeve ligjore lidhur me rastin Onishçenko. Morëm një orar të asaj se çka ka ndodhur, nga publikimi nga ana e mediumeve deri më sot, deklaroi sot kryetari i Komisionit për mbikëqyrje të punës së Agjencisë për siguri nacionale dhe të Agjencisë për zbulim, Ljupço Prenxhov pas përfundimit të mbledhjes, raportoi MIA.

Ai përmendi se mbledhja e parë e Komisionit për mbikëqyrje të punës së ASN-së dhe Agjencisë për zbulim ishte e lidhur me çështjen Onishçenko, ndërsa e dyta për informatën të cilën si opozita e kërkuan nga ana e ASN-së, për atë se çka ka ndërmarrë Agjencia lidhur me paraqitjet për bomba në shkolla dhe objekte publike.

“Lidhur me rastin me Onishçenkon, sot u paraqit edhe drejtori i ASN-së, i cili para disa ditëve kërkoi falje që paraprakisht nuk ka mundur të marrë pjesë. Në një demokraci normale, deputetët pyesin, ndërsa drejtorët përgjigjen, Si anëtare e NATO-s, transparenca ndaj të zgjedhurve të popullit duhet të jetë në nivel dhe kjo na bën të jemi shtet demokratik. Ajo mbledhje ishte mbyllur në shkallë të fshehtësisë shtetërore, shkalla më e lartë e besueshmërisë”, deklaroi Prenxhov.

Ai potencoi se nga ana e drejtorit të Agjencisë në mbledhje ishin prezantuar disa aktivitete që i ka pasur Agjencia në periudhën e kaluar, përkatësisht nga periudha kur gazetarët e zbuluan aferën me Onishçenkon.

“Në përgjithësi, morëm disa informata të caktuara. Si kryetar i Komisionit, jam i shqetësuar për atë që ASN, ndërkaq edhe paraprakisht me emra të tjerë vazhdimisht i mbushë titujt e mediumeve me negativitete dhe konsideroj se përfundimisht duhet t’i japim fund kësaj. përfundimisht atje duhet të ketë rend, profesionalizëm dhe të jetë roje e vërtetë e shtetit”, tha Prenxhov.

Ai shtoi se informatat që i morën sot, së shpejti do t’i parashtrohen Qeverisë.

Drejtori i ri i ASN-së, Zarko Milloshevski sot pas përfundimit të mbledhjes tha se i ka arsyetuar faktet dhe dokumentet para Komisionit për këtë rast, por se nuk mund të japë më shumë informata.

“Unë e përmbusha obligimin tim ligjor të referoj lidhur me rastin Onishçenko para Komisionit. Më hollësisht i arsyetova faktet dhe dokumentet të cilat u prezantuan para Komisionit, Duke pasur parasysh atë që bëhej fjalë për materie të ndjeshme të karakterit tejet të besueshëm, nuk  mund të jap më shumë informata”, deklaroi Milloshevski.

Kryetari i Komisionit për politikë të jashtme, Antonio Milloshoski sot deklaroi se lëshimi sistematik gjatë ndarjes së shtetësisë për Onishçenkon bartë me vete edhe përgjegjësi objektive, ndërkaq kjo, siç tha, në pjesën më të madhe mund të locohet tek drejtori i kaluar i ASN-së.

“Fraza lëshim sistematik gjatë ndarjes së shtetësisë për Onishçenkon bartë në vete edhe përgjegëjsi objektive, ndërkaq ajo në pjesën më të madhe mund të locohet tek drejtori i kaluar i ASN-së në vetë rregullimin e punëve dhe lëshimeve”, tha Milloshoski pas mbledhjes.

Ai gjithashtu u bëri thirrje kompetentëve të ofrojnë zgjidhje tjetër për ambasador në Paris, vend për të cilin është propozuar drejtori i deritanishëm i ASN-së, Viktor Dimovski.

“Vlerësoj se kryetari i Qeverisë dhe i shtetit duhet në konsultim me ministrin e Punëve të Jashtme të mendojnë seriozisht për udhëzimin e zotëri Viktor Dimovskit për ambasador në Paris. Mundet edhe Komisioni për punë të jashtme të diskutojë për këtë temë. Si kryetar i Komisionit, mendimi im është se kemi zgjidhje më të mira se Viktor Dimovski për ambasador në Paris”, shtoi Milloshoski.

Përndryshe, shtetasi ukrainas Onishçenko i cili ndodhet në “listën e zezë” të SHBA-së, mori shtetësi meksikane, Qeveria pas publikimit të aferës, e anuloi vendimin për ndarje të shtetësisë.

Ndryshe, në mbledhjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, më 31 maj, vendimi për dhënien e pëlqimit për shtetësi është bazuar në “dosjen e pastër”. Më 6 dhjetor, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se në mbledhje u vendos të anulohet vendimi për pranimin e Oleksandër Onishçenkos në shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Oligarku ukrainas, Oleksandr Onyshenko, ishte deputet në Parlamentin e Ukrainës në vitin 2012 nga Partia e Rajoneve të ish-presidentit pro-rus Viktor Janukoviq. Pas ndërrimit të qeverisë në vitin 2014, ai u bë partner biznesi me presidentin e ri, Petro Poroshenko, deri në vitin 2016, kur Komisioni ukrainas kundër korrupsionit hapi lëndë kundër tij. Më pas ai u arratis në Spanjë.

Autoritetet spanjolle kishin vendosur ekstradimin e tij bazuar në fletarrestin ndërkombëtar nga Kievi, por Onyshenko arriti të ekstradohet në Gjermani. Ky shtet në vitin 2020 ka refuzuar kërkesën e Ukrainës për ekstradim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button