Maqedonia e Veriut do të marrë pjesë në programin “Evropa Digjitale 2021-2027”

Në seancën e 115-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u vendos që Maqedonia e Veriut të marrë pjesë në programin e Bashkimit Evropian “Evropa Digjitale për periudhën 2021-2027”, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nënshkrimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në programin e Bashkimit – programi Evropa Digjitale për periudhën 2021-2027 dhe e shqyrtoi dhe miratoi tekstin e harmonizuar të kësaj marrëveshje, propozim i Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë”, njoftojnë nga Qeveria.

Qeveria sqaroi që përmes programit “Digital”, planifikohet shfrytëzimi i teknologjisë digjitale te bizneset, qytetarët dhe administrata publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button