Qeveria e RMV-së miratoi propozim-ligjin për përdorimin e nënprodukteve me prejardhje shtazore

Në seancën e 115-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u vendos miratimi i tekstit për përdorimin e nënprodukteve me prejardhje shtazore dhe produkteve të tyre, transmeton Portalb.mk.

“Rregullohet ligjërisht përdorimi i nënprodukteve me prejardhje shtazore dhe produkteve të tyre sipas Rregullativës së BE-së”, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Qeveria vlerësoi që përmes këtij propozim-ligji të propozuar nga Ministria për bujqësi, pylltari dhe menaxhim të ujërave, planifikohet siguria në shëndetin publik përmes sigurisë në zinxhirin e të ushqyerit.

Propozimet e miratuara janë në përputhje me Rregullativën e Bashkimit Evropian, përmes së cilës planifikohet rregullimi i ruajtjes, ushqimit, transportit dhe përdorimit të produkteve me prejardhje shtazore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button