U anuluan mijëra fluturime në SHBA për shkak motit të ftohtë

Qyteti i Bufalos në shtetin e Nju Jorkut pritet të përballet me reshje të tjera dëbore sot teksa përpiqet të rimëkëmbet nga goditja e një prej stuhive më të forta në dekadat e fundit, që shkaktoi vdekjen e 28 personave, mbylljen e aeroportit dhe bllokimin në makinat e tyre të dhjetëra personave, raporton VOA.

Disa viktima u gjetën në automjetet dhe shtëpitë e tyre. Kreu i qarkut Erie, Mark Poloncarz , e cilësoi stuhinë si më të fuqishmen në historinë e kësaj zonë që përballet shpesh me reshje të forta dëbore. Një ditë më parë, Presidenti Joe Biden i ofroi mbështetje federale shtetit të Nju Jorkut. Shërbimi kombëtar i motit tha se niveli i dëbores në aeroportin Bufalo Niagara arrinte në 1 metër e 25 centimetra dhe aeroporti do qëndrojë i mbyllur deri të mërkurën në mëngjes.

Edhe pjesa tjetër e Shteteve të Bashkuara u godit nga i ftohti i skajshëm, ndërsa u raportua për 48 viktima në gjithë vendin. Në disa zona pati ndërprerje të energjisë elektrike.

Moti i ftohtë krijoi kaos në trasnportin ajror. Sipas kompanisë Flight Aware, që monitoron fluturimet, vetëm të hënën u anuluan 4 mijë fluturime brenda Shteteve të Bashkuara, 2900 prej të cilave nga linjat e kompanise Southwest.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button