U liruan nga akuza të dyshuarit për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës në vitin 2016

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka liruar nga akuza Frashër Krasniqin, Atdhe Arifin, Egzon Halitin dhe Adea Batushën, si të dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit në vitin 2016, raporton Koha.net.

Vendimi u mor të martën, derisa kreu i trupit gjykues, Vesel Ismajli, ka thënë se ndaj të pandehurve nuk është vërtetuar akuza.

Në nëntor të 2017-s, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi Krasniqin me 8 vjet burgim, Atdhe Arifin me 6 vjet, Egzon Halitin me 5 vjet e gjysmë dhe Adea Batushën me 2 vjet. Mbi ta rëndonte akuza e kryerjes së sulmit terrorist “me qëllimin e frikësimit të institucioneve e qytetarëve, prej miratimit të marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës e Malit të Zi”.

Më 2018, Apeli e kishte kthyer në rigjykim këtë rast pasi konstatoi se nuk ka prova për dënimin e tyre.

I akuzuar në këtë rast ishte edhe Astrit Dehari, që vdiq në qendër të paraburgimit në Prizren në nëntor të vitit 2016. Përderisa institucionet kanë thënë se ai u vetëvra, familja e tij kanë akuzuar për vrasje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button