Nuk është e vërtetë se më shumë se 70 për qind e maqedonasve janë kundër BE-së dhe NATO-s

Ndryshe nga pretendimet në postim, sondazhi i IRI-t tregoi mbështetje të fortë për anëtarësimin në BE, pavarësisht një rënie prej 11 pikë përqindjeje nga nëntori 2021. 73 për qind e maqedonasve dëshirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, ndërsa 24 për qind preferojnë të mos anëtarësohemi.. Në pyetjen: A e përkrahni anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO? 72 për qind e të anketuarve janë përgjigjur po, 24 janë përgjigjur jo, shkruan Vërtetmatësi.

Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook ku thuhet:

“Është e vërtetë se më shumë se 70 për qind e maqedonasve janë kundër BE-së dhe NATO-s. Shkurt dhe qartë”.

Postimi u publikua më 19 dhjetor 2022, në të njëjtën ditë kur IRI (Instituti Republikan Ndërkombëtar) publikoi një sondazh të opinionit publik.

Sondazhi i IRI-t tregoi mbështetje të fortë për anëtarësimin në BE, pavarësisht një rënie prej 11 pikësh përqindjeje nga nëntori 202173 për qind e maqedonasve duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, ndërsa 24 për qind preferojnë të mos anëtarësohen.

“Është shumë inkurajuese të shohësh një mbështetje kaq të fortë për anëtarësimin në BE, pasi ka aktorë të tjerë jodemokratikë që po punojnë shumë për të përmirësuar pozicionin e tyre në vend, tha Paul McCarthy, Drejtor Rajonal Evropian për IRI”,siç raportohet në faqen e internetit të IRI.

 dhënat janë marrë nga data 23 shtator deri më 13 tetor 2022, përmes intervistave personale në shtëpitë e të anketuarve. U hulumtua mostër përfaqësuese prej 1207 të anketuarve mbi moshën 18 vjeç. Marzhi i gabimit është plus ose minus 2.8 pikë. Në hulumtim nuk është bërë shpërndarja e të anketuarve sipas përkatësisë etnike. Në fillim të hulumtimit është përshkruar metodologjia sipas së cilës mostra kombëtare është përgatitur në përputhje me të dhënat e regjistrimit të vitit 2021 të kryer nga Enti Shtetëror i Statistikave, për popullatën mbi moshën 18 vjeçare.

Gjithashtu, mostra merr parasysh strukturën e popullsisë sipas moshës, gjinisë, vendbanimit, arsimit, përkatësisë etnike dhe rajonit.

Në faqen 71 të sondazhit shtrohet pyetja: A e përkrahni që Maqedoninë e Veriut të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian?

73 për qind e të anketuarve u përgjigjën “po” dhe 24 për qind u përgjigjën “jo”, ndërsa 3 për qind thanë se “nuk e di” ose “refuzuan” të përgjigjen.

Foto: Printskrin nga anketa e IRI-t

Nuk thuhet se sa për qind e atyre që janë përgjigjur “po” janë maqedonas etnikë. Thuhet se në grupmoshën nga 18 deri në 35 vjeç, 75 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se mbështesin që Maqedonia të bëhet pjesë e BE-së. Në grupmoshën nga 36 deri në 55 vjeç, 73 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Në grupmoshën mbi 56 vjeç, 70 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

Në faqen 67 të hulumtimit parashtrohet pyetja: Nëse vendi ynë mund të anëtarësohej në një bashkim ekonomik ndërkombëtar, cili duhet të ishte ai?

Për këtë pyetje, 71 për qind e të anketuarve janë përgjigjur BE-së, 13 për qind janë përgjigjur Bashkimit Euroaziatik, i përbërë nga Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgistani dhe Rusia, dhe 13 për qind kanë refuzuar të përgjigjen ose kanë thënë “nuk e di”.

Foto: Printskrin nga anketa e IRI-t

Në faqen 78 të sondazhit parashtrohet pyetja: A e përkrahni anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO?

Shtatëdhjetë e dy përqind e të anketuarve janë përgjigjur po, 24 janë përgjigjur jo, dhe 4 përqind kanë refuzuar të përgjigjen ose kanë thënë se nuk e dinë.

Foto: Printskrin nga anketa e IRI-t

Në vetë hulumtimin thuhet se si i janë përgjigjur të anketuarit ndër vite të njëjtës pyetje: “A e përkrahni Maqedoninë e Veriut që të bëhet anëtare e BE-së?”Në shtator 2010 janë përgjigjur po 90 për qind, në dhjetor 2010 janë përgjigjur 87 për qind po, në dhjetor 2014 janë përgjigjur 76 për qind po, me po në tetor 2015 janë përgjigjur 72 për qind. Në nëntor 2016, 76 për qind e të pyeturve janë përgjigjur pozitivisht. Në gusht 2017, 77 për qind janë përgjigjur pozitivisht për të njëjtën pyetje. Në korrik 2018, 83 për qind u përgjigjën po. Në shkurt 2020, 80 për qind u përgjigjën pozitivisht, dhe në nëntor 2021, 84 për qind thanë se mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Foto: Printskrin nga anketa e IRI-t

Për të gjitha faktet e mësipërme, vlerësojmë se nuk është e vërtetë se më shumë se 70 për qind e maqedonasve janë kundër BE-së dhe NATO-s. Trendi i hulumtimeve të IRI-t tregon mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve për anëtarësim në BE dhe NATO.

Disklejmer i ri, baner, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button