TOP 7 dezinformatat për presidentin ukrainas Zelenski

Presidenti i Ukrainës, Voldomir Zelenski, ka udhëhequr shtetin ukrainas që nga viti 2019, kur fitoi bindshëm ndaj presidentit të atëhershëm Petro Poroshenko. Por lidershipi i tij gjatë pushtimit rus të Ukrainës i solli atij njohje globale, por edhe sulme globale ndaj personalitetit të tij dhe u bë objektivi i parë i dezinformatave lidhur me këtë luftë që vazhdon prej më shumë se dhjetë muaj, shkruan Vërtetmatësi.

Zelenski u bë fytyra e rezistencës ukrainase dhe kërkoi të mblidhte mbështetje nga jashtë, duke paralajmëruar se një “perde e re e hekurt” po zbriste mbi Evropën ndërsa liderët botërorë vendosën sanksione gjithnjë e më të forta kundër Rusisë. Revista Time shpalli Zelenskin dhe “shpirtin e Ukrainës” personi i vitit për 2022. Çmimi i jepet një ngjarjeje ose personi që mendohet se ka pasur ndikimin më të madh në ngjarjet globale në 12 muajt e fundit. Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, përveç se jeta e tij kërcënohet çdo ditë për shkak se ndodhet në mes të një zone lufte dhe refuzon të largohet nga Ukraina, sulmet online kundër tij janë shtuar ndjeshëm gjithashtu. Dizinformatorët pro Kremlinit përpiqen ta diskreditojnë atë si nazist, frikacak, të droguar e kështu me radhë. Shumica e këtyre pretendimeve janë gënjeshtra të sajuara që nuk kanë prova. Për të mbështetur pretendimet e tyre, propagandistët postuan video jashtë kontekstit, “deep fake” ose imazhe të modifikuara. Në Maqedoni ka një rritje të madhe të sulmeve personale kundër presidentit Zelenski. Qëllimi i tyre i vetëm është ta diskreditojnë atë dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë në përhapjen e propagandës së Kremlinit.Shikoni disa nga propagandat dhe manipulimet për Zelenski që u zbuluan nga Vërtetmatësi dhe u debankuan vitin e kaluar.

1. Zelensky u arratis nga Kievi

Edhe në fillim të luftës, më 25 shkurt, një ditë pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, u përhap dezinformata se Zelensky ishte larguar nga Ukraina dhe kishte ikur në Londër. Për të mohuar këtë dezinformatë, vetë Zelenski regjistroi një video adresim nga Kievi dhe tha se ai nuk është tradhtar. Dezinformata se Zelenski nuk është më në Kiev u përhap gjithashtu në tetor. Pavarësisht se Zelenski i drejtohet rregullisht publikut nga zyra e tij në Kiev, gënjeshtra se Zelenski është larguar nga Ukraina dhe është një frikacak vazhdojnë të propagandohen, shpesh nga kanale që promovojnë narrativa pro-ruse.

2. Zelenski bëri një fotografi me një fanellë futbolli me një svastika mbi të

Në Facebook, që në fillim të ndërhyrjes ruse në Ukrainë, në përpjekje për ta paraqitur Ukrainën si naziste, u shpërnda një foto e presidentit ukrainas Zelenski që pretendohet se mbante një këmishë me një svastika. Kontrolluesit e fakteve të AFP treguan se fotografia ishte modifikuar në mënyrë digjitale për të treguar Zelenski  duke mbajtur një këmishë me një svastika mbi të. Duke parë këtë foto me një program të posaçëm të krijuar për të zbuluar fotomontazhe, gazetarët zbuluan se ka ndryshime në pikselët në zonën përreth svastikës, që është një tregues se fotografia është modifikuar, domethënë nuk korrespondon me origjinalen. Një kërkim në llogarinë e Zelenski në Instagram tregon se kjo foto është postuar më 8 qershor 2021 me numrin e fanellës 95, e jo me simbolin nazist

3. Video “dipfejk” manipulon që Zelenski bëri thirrje për kapitullim

Më 16 mars, televizioni “Ukraina 24” ishte shënjestër e një sulmi hakerësh, gjatë të cilit u publikua një video, në të cilën presidenti i Ukrainës, Zelenski, bën thirrje për demilitarizimin, më konkretisht, për të çarmatosur ushtrinë dhe popullsinë. Gjithashtu në videon e rreme tregohej se Zelenski shpall kapitullimin e shtetit. Pas publikimit të videos foli edhe presidenti ukrainas Zelenski përmes një regjistrimi në të cilin videon e rreme e cilësoi si provokim të Federatës Ruse dhe Shërbimi i Protokollit të Sigurisë “Meta” – që zotëron rrjetet sociale Instagram dhe Facebook, konfirmoi se bëhej fjalë për një video të rreme “deep fake” që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.

4. Zelensky darkoi me nazistët nga Azov

Presidenti ukrainas u akuzua gjithashtu se kishte darkuar me nazistët nga Azov, por e vërteta pas asaj video është se ajo u regjistrua në vitin 2019 dhe ishte një darkë me një njësi ushtarake pranë fshatit Zolote në rajonin e Luhansk tre vjet më parë. Në këtë rast, përkthimi i videos, i cili është në bullgarisht, është manipuluar. Përkthimi nuk ka asnjë lidhje me fjalët që po shkëmbejnë presidenti ukrainas dhe bashkëbiseduesit e tij, të cilat i referohen temave krejtësisht të ndryshme. Postimi pretendon në mënyrë të rreme se video tregon Zelenski duke komplotuar me nazistët për të vrarë njerëz si në Bucha.

5. Zelenski mori pjesë në një paradë homoseksuale

Një postim shumë viral, në disa profile në Facebook në mbarë botën, ishte edhe fotoja me të cilën pretendohej se Zelenski ka marrë pjesë në një paradë homoseksuale. Fotografia tregon disa njerëz duke pozuar në një paradë homoseksuale, dhe një person ka ngjashmërinë e Zelenskit. Por në foton origjinale nuk është Zelenski. Vërtetmatësi kërkoi të njëjtën fotografi përmes motorit të kërkimit Tin Eye dhe zbuloi se ajo është bërë në vitin 2006, dhe jo në 1999, siç pretendohet në postim. Fotografia që u është servirur përdoruesve të rrjetit social Facebook ka përmbajtje të ndryshuar (altered content), pra është manipular me fytyrën e presidentit ukrainas.

6. Zelenski ndaloi kishat

Në rrjetet sociale u shfaq dezinformata se Zelenski ndaloi kishat dhe partitë opozitare, duke e quajtur veten një despot të rrezikshëm. Por realiteti nuk është aspak siç paraqitet në këtë pretendim manipulues. Zelenski tha se Ukraina do të kufizojë aktivitetet e organizatave fetare të lidhura me Rusinë në territorin e saj dhe do të shqyrtojë statusin e Kishës Ortodokse, e cila varet nga Patriarkana e Moskës. Në fjalimin e tij, Zelensky tha se ishte i nevojshëm një ligj që do të kufizonte organizatat fetare të lidhura me qendrat e ndikimit në Federatën Ruse të punojnë në Ukrainë, duke iu referuar Kishës Ortodokse të Ukrainës, e cila është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Moskës. Në të njëjtën kohë, postimi qëllimisht nuk thotë se një muaj më parë gjatë një bastisjeje në kompleksin e manastirit në Kiev, Pechersk Lavra, u gjetën shtetas të dyshimtë rusë dhe shuma të mëdha parash. Është për këtë arsye që presidenti ukrainas Zelenski u bëri thirrje deputetëve që të pengojnë degën e krishterimit ortodoks që ndikohet nga Moska të veprojë në Ukrainë. Nuk ka sanksione apo ndëshkime për besimtarët, siç pretendohet në këtë postim.

7. Soros dhe Zelenski janë babë e bir

Dezinformata për lidhjen e gjakut mes Zelensky dhe Soros u përhapën disa herë në rrjetet sociale, por ato u përgënjeshtruan nga kontrolluesit e huaj të fakteve. Nuk është e qartë se në bazë të cilës janë konkluduar pretendime të tilla të cilat nuk mbështeten me asnjë provë. Organizata filantropiste e Sorosit, Open Society, deklaroi në një email për Factcheck.org se “pretendimi se George Soros është i lidhur me dikë në lajme, në këtë rast presidentin ukrainas, ka qenë baza për shumë teori konspirative në të kaluarën dhe se kjo teori, si dhe ato të mëparshmet, është e rreme. Kontrolluesit e fakteve të Associated Press kanë zbuluar gjithashtu se Soros dhe Zelensky nuk kanë lidhje dhe se kjo është dezinformatë.

Disklejmer i ri, baner, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button