MPB publikoi pamjet nga aksioni në “Tabanoc”, padi penale kundër 12 policëve (VIDEO)

Ministria e Punëve të Brendshme publikoi pambjet nga aksioni në Tabanoc. Ndaj 12 policëve nga Kumanova dhe Kratova, të punësuar në Stacionin Policor për Kukontrolle kufitare – Tabanoc në Qendrën rajonale për çështje kufitare Veri, është paraqitur kallëzim penal për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara se kanë kryer veprat penale “bashkim kriminal”, “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, njoftuan sot nga MPB-ja, transmeton Portalb.mk.

“Në kuadër të hetimeve penale nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe serioz, pas dijenisë se në pikën kufitare Tabanoc një grup i zyrtarëve policorë në mënyrë të organizuar dhe në koordinim me organet publike kompetente kryejnë veprime të inkriminuara me elemente korruptive. Prokurori i Prokurorisë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në bashkëpunim me Departamentin për operacione speciale Policore – Njësiti i Shpërndarjes së Shpejtë, më 25 dhjetor të këtij viti, kanë kryer bastisje në objektet zyrtare të vendkalimit kufitar Tabanoc dhe në shtëpitë e disa prej të dyshuarve për vepra penale. Pas hetimeve të komandantit, zëvendëskomandantit dhe 10 zyrtarëve policorë në Stacionin Policor të vendkalimit kufitar Tabanoc, përfshirë edhe udhëheqësin e turnit, janë siguruar prova materiale për përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale dhe gjatë kontrollit aty iu gjetën sende për të cilat ekzistojnë dyshime të bazuara se burojnë nga vepra penale me anë të marrjes së ryshfetit dhe shpërdorimit të pozitës dhe kompetencave zyrtare”, thuhet në një pjesë të kallëzimit penal të MPB-së.

Sipas policisë, anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë vepruar në mënyrë aktive në pikën kufitare Tabanoc që nga shtatori i vitit 2020 si bashkim kriminal dhe kanë marrë shpërblime të caktuar monetar, dhurata dhe beneficione nga persona të cilët kanë kaluar kufirin shtetëror, nuk kanë ndërmarrë në mënyrë të koordinuar veprimet zyrtare që janë të detyruar t’i kryejnë dhe kanë përfituar vlera të kundërligjshme materiale dhe pasurore. Secili anëtar i këtij grupi kriminal kishte një rol të përcaktuar saktësisht.

“Tre prej tyre kanë nxitur qëllimisht punonjësit e policisë për të kryer vepra penale, duke u mundësuar funksionimin më të lehtë, mbrojtjen nga kontrollet dhe përfitime të tjera gjatë punës së tyre, dhe nga veprat kriminale korruptive kanë marrë përqindje të përshtatshme të “fitimeve” gjatë ditës. Tek tre personat e tjerë të raportuar, gjatë kontrolleve të kryera iu gjet një sasi e caktuar parash të cilat nuk u lejohet t’i posedojnë gjatë kryerjes së detyrave të punës në kabinën për kontrolle kufitare, gjatë së cilës kanë kryer veprën penale “marrje së ryshfeti”, thonë nga MPB.

Nga aty bëjnë të ditur se gjatë kontrolleve të kryera më 25 dhjetor të këtij viti, pas urdhëresës nga gjyqtari i procedurës paraprake, janë gjetur gjithsej 16.413 euro në prerje të ndryshme, 219.195 denarë, 60 franga zvicerane dhe 375 dinarë serb. Shuma më e madhe e parave është gjetur gjatë kontrollit te H.K., gjithsej 15.885 euro dhe 30 franga zvicerane. Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë gjetur 23 copë municion 9 mm, dhurata dhe sende të tjera që do të përdoren në procedurën penale.

Pas kontrolleve të kryera me urdhër të Prokurorit Publik, nëntë nga të dyshuarit janë privuar nga liria.

“Prokurori publik në fjalë gjatë ditës së djeshme i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për katër të dyshuarit, ndërsa për pesë të cilët po gjykohen në procedurë të shkurtuar ka propozuar masa për sigurimin e pranisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button