Ministria për librin me gabime në klasën e pestë: Autorët dhe recensentët gabimet duhej t’i kapërcenin me Komisionin

Në lidhje me gabimin në librin e klasës së pestë në “Histori dhe Shoqëri”, ka reaguar përsëri Ministria për Arsim dhe Shkencë, duke fajësuar autorët, recensentët dhe Komisionin Nacional të Teksteve, transmeton Portalb.mk.

Të gjitha sfidat që janë shfaqur gjatë përgatitjes së tekstit, autorët dhe recensentët duhej t’i kapërcenin me Komisionin Nacional të Teksteve, i cili është përgjegjës për zbatimin e procedurës për miratimin e teksteve shkollore dhe anëtarët e të cilit në fakt votojnë për të pranuar ose refuzuar një tekst të caktuar shkollor. Në këtë rast, ata vendosën ta pranojnë tekstin shkollor me gabime”, vlerësoi Ministria.

Ministria vlerësoi që autorët dhe recensentët e librit e fajësojnë pa bazë Ministrinë.

“Jemi të detyruar të njoftojmë se pas ndryshimeve të bëra në tekstin shkollor të cilat ishin të sugjeruara nga recensentët, autorët deri tek Komisionin Nacional të Teksteve në CD kanë dorëzuar tekstin shkollor së bashku ,me shkresën në të cilën është shënuar se bëhet fjalë për ë version final, ndërsa recensentët, në anën tjetër, kanë nënshkruar deklaratë se vërejtjet e tyre janë implementuar në të”, theksoi Ministria.

Ndryshe, në tekstin shkollor ka pretendime të pasakta në temën “Popullsia dhe kontinentet”, por edhe, me sa duket, për përkthim të dobët të informacionit. Kështu thuhet se vendi ynë kufizohet me Shqipërinë në lindje dhe me Bullgarinë në perëndim. Përveç kësaj, libri thotë thotë se mali Everest është pika më e lartë në tokë në një lartësi të pabesueshme 29,035 metra mbi nivelin e detit, dhe pika më e ulët është Deti i Vdekur i cili është “më shumë se 1,400 metra nën nivelin e detit”. Përveç kësaj, ka shumë gabime gjuhësore dhe drejtshkrimore, një shembull i të cilave është fjalia “Australia është kontinenti më i vogël dhe është i vetmi në botë që përbëhet nga vetëm një vend”.

Si autore të tekstit janë nënshkruar Anita Angellovska dhe Glikeria Illioska. Recensentë janë Besa Havziu-Ismaili, Aneta Soklevska dhe Violeta Shurbanovska, kurse korrektuese Violeta Jovanovska-Nikovska.

Reagimin për tekstin e ka bërë edhe Shoqata e Historianëve, e cila ka reaguar për një sërë faktesh të pasakta në tekst. Ata përmendën më shumë se 12 gabime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button