Ministria shpalli gjendje alarmante në Maqedoninë e Veriut, në Tetovë u tejkalua pragu i alarmimit

Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinorë e ka shpallur gjendjen alarmante për shkak cilësisë së ajrit, duke theksuar ndërkohë që në Tetovë është tejkaluar pragu i alarmimit, transmeton Portalb.mk.

“Në përputhje me Ligjin për cilësisë e ajrit në mjedis, MMJPH është përgjegjëse për shpalljen e gjendjes alarmante për cilësinë e ajrit, pas së cilës aktivizohen edhe planet aksionare për zvogëlimin e ndotësve të ajrit”, raportoi Ministria.

Raportohet që Qyteti i Shkupit tashmë ka filluar aktivizimit e planit aksionar, përmes rritjes së inspektimeve, pastrimin e rrugëve dhe trotuareve dhe transporti falas, masa që do të vlejnë deri në njoftimin e radhës të Ministrisë.

Në bazë të Dekretit që përcakton pragun e alarmimit për grimcat e suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra (që e tejkalojnë vlerën prej 150 mg /m3 gjatë dy ditëve radhazi) dhe parashikimin e marrë të motit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, ju njoftojmë se i njëjti është tejkaluar në pikën matëse në Tetovë”, sqarojnë nga Ministria, duke theksuar që për qytetin e Tetovës hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat e Qeverisë të marra më 28 nëntor të vitit 2017-të.

Ndryshe, sot në mëngjes Shkupi ishte sërish në listën e qyteteve botërore me ajrin më të ndotur, por këtë herë në vendin e 16-të me indeks të ndotjes 153. Megjithatë, kjo nuk e bën situatën më pak shqetësuese, pasi sipas platformës iqair, shkalla e ndotjes së ajrit është ende e rrezikshme për shëndetin.

Për shkak të rritjes së ndotjes së ajrit, të shtunën në Shkup, Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë, e nga dje edhe në Gostivar, kanë hyrë në fuqi rekomandimet dhe masat për tejkalimin e pragut të alarmit për grimcat e suspenduara deri në 10 mikrometra. Vendimi është marrë nga Qeveria në bazë të informacioneve të marra nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) pasi vlera e grimcave PM 10 prej 150 mikrogramë për metër kub është tejkaluar në pikat matëse në këto qytete gjatë dy ditëve radhazi.

Në ndërkohë MMJPH informoi se është ndërprerë pragu i alarmimit për Gostivarin, Kërçovën dhe Kavadarin.

Sipas vendimit të qeverisë, MMJPH në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë u rekomandon të gjitha subjekteve juridike që të lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, ata që kanë pasur infarkt miokardi ose goditje në tru, pavarësisht moshës, me rekomandim të mjekut të amë, si dhe të riorganizojnë orari i punës dhe personat  në ambient të hapur të punojnë nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Ndërmarrjet publike arkëtojnë para për ujin mirëpo nuk kanë leje për menaxhimin e ujit. Qytetarët dhe kompanitë kanë paguar për regjistrimin e automjeteve, por nuk dihet nëse shumat e vërteta të tatimeve janë paguar në llogarinë e Ministrisë së Mjedisit Jetësor. Raporti i revizionit, i cili i shqyrton tatimet për mjedisin jetësor në funksion të politikave për mbrojtjes e mjedisit jetësor, nxjerr në pah një sërë lëshimesh dhe dobësish, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button