Një skenar fiktiv për pandemi është nxjerrë nga konteksti

Në rastin konkret, bëhet fjalë për montazh të një skenari fiktiv të pandemisë me intervista reale nga Bill Gates. Shfaqet një videomaterial i simuluar i një pandemie, në të cilën prezantohet se si do të dukej ballafaqimi me pandeminë dhe si do të raportohej në lajme, ndërsa në këndin e sipërm djathtas të monitorit shkruhet se bëhet fjalë për skenar fiktiv. Për të krijuar përshtypjen e rreme se pandemitë janë planifikuar paraprakisht, në këtë video gjithashtu është ngjitur një intervistë e vitit 2020 me Bill Gates, në të cilën ai përmend konceptin e një sulmi bioterrorist si një skenar i mundshëm. Pra, nuk bëhet fjalë për ndonjë plan për pandemi të ardhshme, aq më tepër që ushtrime të tilla prej vitesh kryhen nga komuniteti shkencor dhe agjencitë qeveritare, jo vetëm për shëndetin, por edhe për emergjencat e tjera, shkruan Vërtetëmatësi.

Recensojmë një postim në rrjetin social Facebook, në të cilin thuhet:

Xhaxhai Kill Bill dhe Pandemia 2

Më pas shpërndahet një videomaterial për të cilin nuk tregohet se është skenar fiktiv, por paraqitet si në botë në mënyrë artificiale krijohet pandemi e re – pandemia 2.

Për çfarë, në fakt, bëhet fjalë?

Videoja është simulim i një pandemie, me çka prezantohet se si do të dukej ballafaqimi me pandeminë dhe si do të raportohej në lajme, ndërsa në këndin e sipërm të djathtë të monitorit shkruhet se është skenar imagjinar (this is a fictional scenario).

Foto: Printscreen video

Virusi fiktiv në video quhet SERS (Severe Epidemic Enterovirus Syndrome 2025). Në simulim bëhet me dije se në gjashtë javët e fundit janë konfirmuar 500 raste dhe më pas ndahen mendimet e ekspertëve se si të trajtohet. Postimi që po shqyrtojmë nuk thotë se është simulim, duke krijuar përshtypjen e rreme se pandemitë janë planifikuar paraprakisht.

Për të përforcuar këtë përshtypje të rreme, është përdorur edhe një intervistë e Bill Gates nga viti 2020, e cila është ngjitur në këtë video, në të cilën ai përmend konceptin e një sulmi bioterrorist si skenar i mundshëm. Më pas në një intervistë tjetër, Gates thotë se disa vende e shmangën pandeminë e Covid-it si Tajvani, Zelanda e Re dhe Australia sepse u përgatitën, kështu që pjesa tjetër e botës duhet të bëjë të njëjtën gjë, të përgatitet.

Videoja që është shpërndarë në postimin që po e recensojmë është nga ngjarja Catastrophic Contagion të organizuar në Belgjikë më 23 tetor 2022 nga Qendra Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore, OBSH dhe Fondacioni Bill & Melinda Gates.

Në këtë ngjarje morën pjesë dhjetë ministra aktualë dhe ish-ministra të shëndetësisë dhe zyrtarë të lartë të shëndetit publik nga Senegali, Ruanda, Angola, Singapori, India dhe Gjermania.

Të gjithë morën pjesë në një takim të simuluar të komitetit këshillues shëndetësor të OBSH-së, i cili, sipas skenarit, është në vitin 2025 për të krijuar një pandemi fiktive me vdekshmëri të lartë, më të lartë se ajo e Covid-19, që prek fëmijët dhe të rinjtë.

Ushtrimet për përgatitje për pandeminë nuk janë provë se pandemitë janë të planifikuara, megjithëse tregime ose insinuata të tilla që u mungon konteksti janë karakteristikë për teoricienët e konspiracionit.

Reuters shkruan se ushtrimet e gatishmërisë nuk janë të reja dhe ekzistojnë për të ndihmuar ekspertët dhe drejtuesit të testojnë aftësitë e tyre të reagimit dhe të identifikojnë fushat për përparim në rast të një shpërthimi të ndonjë sëmundje. Këta skenarë fiktivë nuk kanë të bëjnë vetëm me sëmundjet infektive, por edhe me fatkeqësitë natyrore ose ngjarjet bërthamore, për shembull.

Drejtori i Qendrës për Sigurinë Shëndetësore Johns Hopkins, Cagla Giray, për Reuters tha se pandemia fiktive e paraqitur në skenar nuk ishte aspak parashikim, duke shtuar se patogjeni në ushtrim u shpik si teknikë edukative për të ndihmuar pjesëmarrësit me dilema të politikave, që janë të parashikueshme gjatë emergjencave të mëdha shëndetësore.

Një zëdhënës i Fondacionit Bill dhe Melinda Gates, për Reuters gjithashtu tha se pretendimet se ushtrimi ishte dëshmi e një pandemie të re “të planifikuar” ishin të rreme.

Edhe ekspertët e fushës së shëndetësisë thonë se ushtrime të tilla janë mjet i dobishëm dhe praktikohen prej kohësh në përgatitje për përhapjen e sëmundjeve dhe fatkeqësive të tjera.

Ushtrimet mund të përdoren për të rritur ndërgjegjësimin, për të testuar kapacitetin ose për të identifikuar boshllëqet në sistem që duhet të adresohen. Këto ushtrime janë gjithashtu një nga katër mënyrat për t’u përgatitur për sigurinë globale të shëndetit publik të rekomanduar nga OBSH përmes kornizës së saj për monitorimin dhe vlerësimin e rregulloreve ndërkombëtare të shëndetittha për Reuters profesoresha e Universitetit GeorgetownRebeka Kac.

Ajo shton se përgatitja për ngjarjet e ardhshme është praktikë e mirë.

Sandra Munier – Xhek, profesoreshë e politikave shëndetësore në Qendrën për Përgatitjen ndaj Reagimit Epidemik në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë në Universitetin e Londrës, i sheh gjithashtu këto ushtrime si praktikë të mirë që është kryer për shumë vite për të përgatitur një përgjigje të përshtatshme ndaj një pandemie.

Stërvitjet për skenarë të shumëfishtë katastrofik planifikohen rregullisht, pavarësisht nëse është ngjarje terroriste, fatkeqësi natyrore apo të ngjashme, thotë Irvin Redlener nga Qendra Kombëtare për Përgatitjen për Fatkeqësitë e Universitetit të Kolumbisë.

Zakonisht këto ngjarje organizohen nga organizata akademike dhe agjenci qeveritare.

Reuters shkruan se të dhënat e ushtrimeve të mëparshme të simuluara të gatishmërisë për shëndetin publik mund të gjenden të paktën që nga viti 2001, kur Qendra për Sigurinë Shëndetësore Johns Hopkins, organizoi ngjarjen “Dimri i Zi”, një simulim i një “sulmi të lisë ndaj qytetarëve amerikanë”.

Për të gjitha faktet e mësipërme, postimin që po e shqyrtojmë e vlerësojmë si postim në të cilin mungon konteksti. Në këtë rast të veçantë, bëhet fjalë për një montazh të një skenari fiktiv të pandemisë me intervista reale nga Bill Gates. Nuk bëhet fjalë për pandemi të ardhshme, aq më tepër që ushtrime të tilla prej vitesh kryhen nga komuniteti shkencor dhe agjencitë qeveritare, jo vetëm për shëndetin, por edhe për situata të tjera krize.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button